Eurostat: regjistrimi dhe metodologjia në RMV, janë në përputhje me legjislacionin e BE-së

Lajme

Ligji për regjistrimin e popullsisë i miratuar nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, është dekretuar edhe nga nga presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski me 25 janar 2021. Pas kësaj, Enti Shtetëror i Statistikave miratoi metodologjinë për realizimit e këtij operacioni statistikor, që siç thonë, është në përputhje me standardet dhe rekomandimet e Eurostat-it.

Siç shkruan Evropa e Lirë, në pyetjen drejtuar Eurostat, nëse ata janë të njohur me Ligjin dhe metodologjinë e R. Maqedonisë së Veriut të Regjistrimit të popullsisë dhe nëse po, nëse janë në përputhje me standardet e tyre, Margarida Carvalho nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Eurostat u përgjigj: metodologjia u nda së fundmi me Eurostat. “Në shumicën e aspekteve, ato janë të lidhura gjerësisht me standardet përkatëse të përcaktuara në legjislacionin statistikor të Bashkimit Evropian, megjithëse legjislacioni i BE nuk është ende i detyrueshëm për Maqedoninë e Veriut si një vend kandidat.

Regjistrimi i popullsisë do të realizohet:

– nga 1 mars deri më 21 prill 2021 për banorët jorezident të RMV (banorët që jetojnë jashtë vendit), dhe

– nga 1 prill deri me 21 prill 2021 për banorët rezident të RMV

 

Regjistrimi i fundit në RMV është mbajtur para 19 vjetëve, në vitin 2002.

 

REGJISTROHU ONLINE KËTU:

https://census.stat.gov.mk/

https://popis2021.stat.gov.mk/

https://www.stat.gov.mk/

 

Burim info: https://www.stat.gov.mk/ dhe Radio Europa e Lirë

Nga: Bardhyl Islami