10 vjetori i Metro’së në Danimarkë

Meso per danimarken
Me 19 tetor 2012 Metro në Danimarkë festoi 10 vjetorin. Në vitin 1992 parlamenti danez votoi për bërjen e një linje nëpër Kopehagë me metro – tren pa shofer që udhëton shpejt dhe nëntokë. Punimet filluan me 1996 dhe maruan me shpuarjen e tuneleve nëpër qyetetin e Kopenhagës deri me 2001, ku në këtë vit arritën dhe trenat e porositur nga Italia.

Pasi që punët u finalizuan, me 19 tetor 2002 në ora 11.30 mbretëresha Margrethe e inauguroi gjiron e pare me metro nëpër tunelin nga stacioni Kongens Nytorv deri në Nørreport dhe përfunduan në Lergravsparken.
Pas kësaj filloi etapa e tretë deri në aeroportin e Kopenhagës. Punimet u finalizuan me 28 shtator  2007 ku u bë dhe hapja zyrtare e linjës deri në aeroport.

Më 2007 parlamenti danez votoi për vazhdimin dhe mbulimin e gjithë qytetit me linja metro – linja cityringen. Ky projekt madhështor filloi punimet me 2009 dhe pritet të përfundojë me 2016, për këtë shkak komunikacioni në qendrën e Kopenhagës është kaos.

Projekti cityringen pritet të finalizohet dhe të inaugurohet nga fundi i 2018.
Nga 19 tetor 2002 deri me 19 tetor 2012 kanë udhëtuar 415,4 milionë udhëtarë, dmth çdo banor i Danimarkës ka udhëtuar 74 herë me metro. Treni metro për 10 vjetët e kaluara ka udhëtuar 43,5 milionë kilometra, ose sikurse me udhëtuar 1085 herë rreth e rrotull botës, ose 58 herë udhëtim kthyes nga toka në hënë dhe anasjelltas.
Burim info: Metro – Danimarkë

Nga:Bardhyl Islami