Mësimi në gjuhën amtare në Danimarkë është nën kompetenca të komunave që nga reforma në arsim e vitit 2008. Në Danimarkë ofrohet mësimi i gjuhës amtare falas për fëmijët me prejardhje nga shtetet e BE, shteteve Skandinave dhe Gronlandës. Mësimi në gjuhën amtare ofrohet vetëm për fëmijët e shkollave fillore edhe atë në 14 komuna nga 98 komuna gjithësej sa ka gjithësej Danimarka.
Mësimi në gjuhën amtare për fëmijët që nuk kanë prejardhje nga shtetet e BE, Skandinavi dhe Gronlandës dmth, mësimi në gjuhën shqipe lejohet vetëm në komunën e Kopenhagës dhe Ballerup’it.
Mësimi në gjuhën shqipe mbahet vetëm në komunën e Kopenhagës dhe mund t’a ndjekin mësimin falas vetëm fëmijët që banojnë në Kopenhagë, ndërsa për fëmijët që jetojnë jashtë komunës së Kopenhagës, mësimi në gjuhën shqipe është me pagesë prej 7.257 kr në vit.
Në komunën e Kopenhagës mbahet mësim në gjuhën shqipe në 6 shkolla fillore publike të ndarë në gjithësej 9 klasë (shiko foto).
Lexo më tepër këtu: Modersmålsskolen (aula.dk)
Ndërsa në komunën e Ballerupit edhe pse lejohet mësimi në gjuhën shqipe, shqiptarët që jetojnë aty në 3 vitet e fundit nuk kanë shfrytëzuar mundësinë për të formuar klasë me mësimin në gjuhën shqipe. Nëse mblidhen afërsisht 12 nxënës, komuna e Ballerupit është e obliguar të formojë klasë me mësimin në gjuhën shqipe.
Në komunën e Ballerupit ka ekzistuar një klasë me mësimin në gjuhën shqipe nga viti 2010 – 2020.
Lexo më tepër këtu: Modtagelsesklasser og modersmålsundervisning (ballerup.dk)
REGJISTRIMI PËR MËSIMIN NË GJUHËN SHQIPE NË KOPENHAGË
Regjistro fëmijën tënd për mësim falas në gjuhën shqipe në komunën e Kopenhagës (për fëmijët me banim në komunën e Kopenhagës) këtu:
Tilmelding modersmålsundervisning | Modersmålsskolen (aula.dk)
Regjistro fëmijën tënd për mësim me pagesë në gjuhën shqipe në komunën e Kopenhagës (për fëmijët me banim në një komunë tjetër jashtë komunës së Kopenhagës) këtu:
Tilmelding for børn udenfor Københavns kommune | Modersmålsskolen (aula.dk)
REGJISTRIMI PËR MËSIM NË GJUHËN SHQIPE NË BALLERUP
Regjistro fëmijën tënd për mësim falas në gjuhën shqipe në Ballerup këtu:
Modtagelsesklasser og modersmålsundervisning (ballerup.dk)
Nga: Bardhyl Islami
Burim info: Modersmålsskolen (aula.dk) dhe Modtagelsesklasser og modersmålsundervisning (ballerup.dk)