Nëse udhëtoni për në Maqedoninë e Veriut, është mirë që të lexoni rregullat e doganës së Maqedonisë së Veriut që të dini të drejtat e juaja për kalimin e kufirit, kalimin e mallit tuaj, parave, mallrave që lejohen pa tatim doganor, etj.
– Rregulla dhe kufizime në qarkullimin e pasagjerëve
MALL I CILI NUK DEKLAROHET DHE NUK I NËNSHTROHET PAGESËS SË DETYRIMEVE DOGANORE
Shtetasit e Maqedonisë së Veriut dhe ato të huaj janë të përjashtuar nga pagesa e detyrimeve doganore (doganë, TVSH dhe akciza) për:
Mallra për përdorim personal gjatë kohës së qëndrimit (bagazh personal)
Produkte duhani:
– 200 cigare,ose
– 100 cigarillo (cigare me peshë maksimale prej 3 gr. secila), ose
– 50 puro, ose
– 250 gramë duhan për pirje, ose
– Sasi proporcionale e përpunimeve të ndryshme të duhanit
· Alkool dhe pije alkoolike
– Pije të destiluar dhe alkoole me fortësi alkoolike ndaj volumit më të lartë se 22%: 1 litër ose
– Pije të destiluara dhe alkoolike dhe aperitive me bazë vere ose alkooli ndaj volumit që nuk e kalon 22%: 2 litra dhe
– Verë: 2 litra
· Parfume: 50ml
· Kolonjë: 250 ml.
Përjashtimet për produktet e duhanit dhe alkool dhe pijeve alkoolike nuk vlejnë për udhëtarët nën 18 vjeç.
Udhëtarët vendas janë të përjashtuar nga detyrimet e importit për mallrat e importuara nga natyra jo-komerciale me një vlerë deri më 350 euro. Në këto 350 euro lirim nuk përfshihen pijet alkoolike, produketet e duhanit, parfumet dhe kolonjat.
MALLRA ME ORIGJINË SHTAZORE
Personat fizik kanë të drejtë të importojnë prodhime me origjinë shtazore (djath, kaçkavall, prodhime të mishit) në sasi deri më 1 kg.
Prodhimet me origjinë shtazore në sasi më të madhe se 1 kg nuk mund të importohen në RMV pa certifikatën e shqyrtimit nga inspektorati Veterinar-sanitar.
PARA TË GATSHME
Rezidentët mundë lirisht të importojnë para të gatshme në valuta të huaj në shumë deri më 10.000 euro dhe 120.000 denarë për person. Nëse importojn para të gatshme në valutë të huaj mbi 10.000 euro, ato janë të obliguar t’i paraqesin tek organi doganor.
Rezidentët mund lirisht të nxjerrin para në valutë të huaj në shumë prej 2.000 euro ose 120.000 denarë për person. Nëse nxjerrin para të gatshme në valutë të huaj mbi 2.000 euro ato janë të obliguar t’i paraqesin tek organi doganor me paraqitjen e vërtetimit nga bankë e autorizuar ose këmbimores. Nxjerja e parave të gatshme në valutë të huaj mbi 10.000 euro nga ana e rezidentëve është e ndaluar.
Jo-rezidentët mund lirisht të importojnë para të gatshme në valutë të hauj në shumë prej 10.000 euro dhe 120.000 denarë për person. Nëse importojn para të gatshme në valutë të huaj mbi 10.000 euro, ato janë të obliguar që t’i paraqesin tek organi doganor, e cila për ata jep vërtetim me shkrim.
Jo-rezidentët mund lirisht të nxjerrin para të gatshme në valutë të hauj në shumë deri më 10.000 euro dhe 120.000 denarë për person. Nëse nxjerin para të gatshme në valutë të huaj mbi 10.000 euro, ato janë të obliguar t’ua japin autoriteteve doganore vërtetimin me shkrim në të cilin është evidentuar shuma gjatë hyrjes nga ana e organit doganor.
Doganimi i dërgesave postare
Procedura e doganimit të dërgesave postare zbatohet në bazë të Ligjit doganor, rregullat e sjella në bazë të dispozitave të Ligjit doganor dhe rregullave ndërkombëtare postare.
Të gjitha dërgesat postare të cilat janë lëndë e trafikut ndërkombëtar postar i nënshtrohen masave të mbikëqyrjes doganore dhe procedurave siç është paraparë me rregullat doganore dhe postare.
Në parim, gjatë arritjes të dërgesave postare në territorin e Republikës së Maqedonisë, në pajtim me dispozitat të Urdhëresës për zbatimin e Ligjit doganor nën mbikëqyrjen e doganierit bëhet ndarja e dërgesave të cilat lishohen në qarkullim të lirë pa detyrim për dorëzimin e deklaratës doganore edhe atë:
– kartpostale dhe letra të cilat përmbajnë vetëm porosi personale,
– letra të shkruara në letër braile,
– material të shtypur i cili buk i nënshtrohet pagesës së detyrimeve importuese dhe
– të gjitha dërgesat tjera nga natyra jotregtare të cilat dërgohen me letër ose pako postare me vlerë të papërfillshme, me vlerë të përgjithshme deri më 45 euro në kundërvlerë denarë, me kusht të mos ketë obligim për pagesë të detyrimeve importuese, të cilat përfshinjë dhurata të vogla, material reklamues, mostra të vogla etj, përveç dërgesave të cilat përfshinjë alkool dhe pije që përmbajnë alkool, parfume dhe kolonjë, duhan dhe prodhime duhani.
Dërgesat nga natyra jokomrciale në pajtim me Rregulloren për zbatimin e Ligjit doganor llogariten dërgesat të cilat janë dërguar nga një person personit tjetër fizik, herë pas herë importohen dhe lloji i tyre dhe sasia tregon se janë dedikuar për përdorim privat, personal dhe familjar të marrësit ose e cila shihet qartë se është dedikuar për dhuratë.
Dërgesat të cilat nuk i nënshtrohen detyrimeve në përputhje me paragrafin 3 nga neni 144 nga RZLD llogaritet se janë vënë në këqyrje te organi doganor në kuptim të nenit 73 nga Ligji doganor, se deklarata doganore është e pranuar dhe se është miratuar lirimi i mallit, në momentin kur malli është dorëzuar marrësit. Këto dërgesa, pas kontrolit të kryer nga ana e organit doganor mund të lëshohen në qarkullim të lirë pa formalitete doganore.
DËRGESA POSTARE TË CILAT I NËNSHTROHEN PROCEDURËS DOGANORE
Të gjitha dërgesat postare të cilat përmbajnë mallra, ndërsa janë dërguar nga vendet e huaja nga ana e personave juridik, si dhe të gjitha dërgesat të cilat janë lëndë të shitëblerjes, nënshtrohen përllogaritjes të detyrimeve doganore dhe TVSH, pa marrë parasysh se a janë për përdorim personal të marrësit.
Nëse marrësi është person fizik, pagesa e detyrimeve doganore dhe TVSH kryhet në një nga formularet në vijim:
– deklaratë postare doganore: nëse vlera e mallit në dërgesë është më pak se 800 euro në kundërvlerë denarë dhe zbatohet përqindja e vetme doganore prej 15% dhe përqindja e TVSH prej 18% ose 5% në varshmëri nga lloji i mallit. Atë e plotëson doganieri, ndërsa detyrimet paguhen gjatë pranimit të dërgesës dhe
– deklaratë e vetme doganore: nëse vlera e dërgesës është më e madhe se 800 euro ose pranuesi i dërgesës është deklaruar se don që malli të doganohet me përqindje sipas Ligjit për tarifë doganore. Në këtë rast deklarata dorëzohet nëpajtim me rregullat ekzsituese të përcaktuara me Ligjin doganor, RZLD, dhe Rregulloren për mënyrën e plotësimit të deklaratës doganore dhe kodeksit të shifrave të cilat përdoren në procedurën doganore, zakonisht përmes përfaqësuesit doganor.
Nëse pranuesi i dërgesës postare është person juridik, për dërgesat të cilat përfshijnë mallra të një rëndësie të papërfillshme dhe nën kusht që mos ti nënshtrohen detyrimeve importuese (mostra e mallit, material reklamues në sasi të parapara me Rregulloren për kritere më të afërta dhe mënyrën e zbatimit të lirimikt nga pagesa e detyrimeve importuese, si dhe vlera, sasia dhe lloji ose dedikimi i mallit e cila mund të lirohet nga pagesa e detyrimeve importuese), të mos jetë pjesë e një serie të rregullt e dërgesave të ngjajshme dhe të mos jetë lëndë i ndalimeve dhe kufizimeve, organit doganor i dorëzon deklaratë. Në të gjitha rastet tjera dorëzohet deklaratë doganore.
BORXHI DOGANOR DHE VLERA DOGANORE E MALLRAVE
Në procedurë të doganimit të mallrave në dërgesat postare, pa marrë parasysh se a zbatohet deklarata postare doganore apo deklarata e vetme doganore (DVD), caktohet borxhi doganor i cili duhet të paguhet. Borxhi doganor e përbëjnë dogana dhe TVSH dhe eventualisht të dhëna tjeta të caktuara në varshmëri nga lloji i mallit. Përqindja doganore e caktuar llogaritet në vlerën doganore të mallit. Vlerën doganore të mallit e përbëjnë vlera transaksionale, gjegjësisht çmimi i vërtet i paguar për mallin ose çmimi i cili duhet të paguhet, të përshtatur për shpenzimet shtesë të cilat janë shkaktuar deri në arritjen e mallrave në territorin doganor të Republikës së Maqedonisë. Sipas rregullave në vlerën doganore të mallit të dërguar me postë hynë shpenzimet për taksën postare. Shpenzimet për taksë postare nuk hynë në vlerën doganore të mallit të cilat me postë i dërgon njëperson fizik një personi tjetër dhe nëse dërgesa është dërguar me postë të shpejtë EMS.
Bazën tatimore e përbëjnë vlera doganore e ritur për shumën e doganës së llogaritur.
Dokumenti bazë për caktimin e vlerës doganore është fatura, gjegjësisht llogaria. Nëse te dërgesa postare nuk është bashkangjitur faturë ose llogari, doganieri do ta fton pranuesin e mallit që të jepë prova për vlerën e mallit. Nëse marrësi i dërgesës nuk jep asnjë të dhënë për vlerën e mallit, doganieri e përllogarit vlerën doganore sipas dispozitave nga nenet 29 dhe 34 nga Ligji doganor. Në qoftë se marrësi mallit nuk pajtohet me vlerën doganore të caktuar nga ana e doganierit ka të drejtë të parashtron kundërshtim të vlerës së caktuar doganore. Kundërshtimi parashtrohet në formë të shkruar bashkë me dërgesën e pa hapur dhe të gjitha dokumentet dhe provat relevante për kontroll të ripërsëritur doganor dhe vendosje.
Për më tepër lexoni në http://www.customs.gov.mk/index.php/sq/
Burim info: Drejtoria Doganore e R.së Maqedonisë së Veriut