Në Agjencinë ekzistojnë dy Sektorë, dhe atë:
Sektori për çështje juridike, ekonomike dhe të ri-integrimin e mërgimtarëve nga Maqedonia e Veriut
– Në Sektorin për çështje juridike, ekonomike dhe të përgjithshme kryhen punët si vijojnë: përpunimin profesional të dispozitave ligjore dhe nënligjore të Maqedonisë dhe njoftimi i mërgimtarëve me të njëjtat, informimin i mërgimtarëve për gjendjen ekonomike në Maqedoni me mundësi për inkuadrimin e tyre në rrjedhat ekonomike në vend, dhënia e informatave mërgimtarëve për ri-integrimin e tyre, si dhe udhëzimin e tyre në institucionet kompetente të vendit.
–Sektori për mirëmbajtjen dhe përparimin e lidhjeve me mërgatën, informimi dhe zhvillimin kulturor të mërgimtarëve
Në Sektorin për mirëmbajtjen dhe përparimin e lidhjeve me mërgatën kryhen punët si vijojnë: mirëmbajtjen e kontakteve të rregullta me organizatat e mërgimtarëve dhe me mërgimtarët individualë, informimi i shpejtë të mërgimtarëve në formë elektronike dhe nëpërmjet mediave tjera, botimi i librave dhe broshurave të cilat janë në interes të mërgimtarëve, inkuadrimin e mërgimtarëve në jetën publike dhe kulturore në Maqedoni, i ndihmon ata në zhvillimin kulturor në vendet ku jetojnë dhe i pasuron bibliotekat e organizatave të mërgimtarëve.
Në Sektorin për çështje juridike, ekonomike dhe të përgjithshme ka dy njësi, dhe atë:
-Njësia për çështje juridike dhe të përgjithshme
Në Njësinë për çështje juridike dhe të përgjithshme kryhen punët si vijojnë: përpunimi profesional i dispozitave, ligjeve dhe akteve ligjore dhe njoftimi i mërgimtarëve me ato, i njofton me pjesët nga rregullativa ligjore të vendeve ku jetojnë mërgimtarët e Maqedonisë, që janë në interes të tyre, vazhdimisht i ndjekë dispozitat nga natyra ekonomike financiare dhe i njofton mërgimtarët me të njëjtët, organizon aksione humanitare dhe donacioneve prej mërgimtarëve.
-Njësia për çështje ekonomike dhe ri-integrim
Në Njësinë për çështje ekonomike dhe ri-integrim kryhen punët si vijojnë: ndjekja, mësimi dhe prezantimi i dispozitave ekonomike në faqen e internetit të Agjencisë, informimi i mërgimtarëve për mundësitë për regjistrimin e shoqatave tregtare në Maqedoni, informimi i tyre për mundësitë për të investuar në vend, lidhja e mërgimtarëve me organet kompetente të vendit:Ministrinë e Ekonomisë, Ministrinë e Financave, institucionet bankare, Odat Ekonomike, krijimi i kushteve për ri-integrimin e tyre në Maqedoni dhe përfshirjen e tyre në jetën publike, afariste dhe kulturore në vend.
Në Sektorin për mirëmbajtjen dhe përparim të lidhjeve me mërgatën ka dy njësi, dhe ato:
-Njësia për komunikim dhe informim;
Në Njësinë për informim kryhen punët si vijojnë: informimi i mërgimtarëve nëpërmjet faqes së internetit të Agjencisë (rregullimin e saj, azhurnimi, përgatitja dhe zgjedhja e të gjithë përmbajtjeve të saj); informacioni nëpërmjet revistave periodike informative (përgatitja e saj, botimi dhe distribuimi); bashkëpunimi me agjencitë informative, mediat elektronike dhe të shkruara në Maqedoni; administrimi i postës elektronike; përgatitja teknike për botimin e librave dhe broshurave, video dhe audio shkrimet për nevojat e mërgimtarëve, mirëmbajtja e kontakteve të rregullta dhe komunikim me organizatat e mërgimtareve përmes postës, postës elektronike, faqes së internetit të Agjencisë, me telefon dhe ngjashëm; azhurnimi ditor dhe përpunimi i përmbajtjeve nga kontaktet e vendosura (marrja e informatave, pyetjet e parashtruara, këshilla, shërbime) vendosja e tyre në seksione tjera të Agjencisë ose në institucione tjera të shtetit, rregullimi i korrespodencës së tërësishme; ruajtja e bazave të të dhënave si për organizatat e mërgimtarëve, ashtu edhe për individët e përmendur.
–Njësia për zhvillimin kulturor të mërgimtarëve
Në Njësinë për zhvillimin kulturor të mërgimtarëve kryhen punët si vijojnë: informimi i mërgimtarëve për të gjitha lëmitë e jetës kulturore në Maqedoni dhe inkuadrimi i tyre në jetën publike dhe kulturore në shtet; i ndihmon ata në zhvillimi kulturor të mërgimtarëve në vendet ku jetojnë me nxit aktivitete nëpërmjet organizimit të shoqatave letrare, radiostacioneve, gazetave, shoqatave sportive edhe me organizimin ekspozitave, promovimin të librave dhe të ngjashëm; prezantimi i kulturës maqedonase në vendet ku ata jetojnë; grumbullimi dhe distribuimi ditor i informatave për ngjarjet të jetës kulturore në vend dhe në vendet ku jetojnë mërgimtarët dhe prezantimi i tyre në faqen e internetit të Agjencisë.
Agjencia e Emigracionit është transferuar në hapësirat e reja, në adresën si vijon:
rr.Makedonija nr.19, 1000 Shkup
tel: +389 2 3228 212
faks: +2 3118 539
e-mail: info@minisel.gov.mk
Zëvends drejtor i Agjencisë për Emigracion i RMV është z. Izmit Nura.
Burim info:https://minisel.gov.mk/index.php/sq/shqip/
Nga: Bardhyl Islami