Komisioni Shtetëror Zgjedhor njofton se të drejtë për të votuar në zgjedhjet për kryetar të RMV do të kenë 1.808.131 qytetarë të Maqedonisë së Veriut. Prej tyre 1.726.696 në territorin e Maqedonisë së Veriut dhe 77.597 jashtë vendit. Të drejtën e tyre të votës do të mund ta shfrytëzojnë 1.640 persona në burgje dhe 7 persona të shpërngulur.
Ndërsa, nga përfaqësitë diplomatike konsullore të RMV në gjithë botën, nga 77.597 të drejtën e votës do ta shfrytëzojnë vetëm 1.781 shtetas të Maqedonisë së Veriut që janë rregjistruar në listen zgjedhore të diasporës së RMV për këto zgjedhje.
Kandidatët për kryetar shteti të RMV
Në zgjedhjet për kryetar shteti të RMV që do të mbahen me 21 pril 2019 do të garojnë 3 kandidat:
Me numër 1 garon Blerim Reka – kandidat i pavarur (me mbëstetje nga partitë shqiptare Aleanca me Besë)
Me numer 2 garon Gordana Siljanovska Davkova nga partia maqedone VMRO-DMPNE dhe
Me numër 3 garon Stevo Pendarovski nga partia maqedone LSDM
Në këto zgjedhje për kryetar shteti të RMV, është hera e pare që shqiptarët në RMV garojnë me një kandidat të përbashkët z.Blerim Reka në këto zgjedhje.
Burim info: KSHZ e RMV www.sec.mk
Nga: Bardhyl Islami