14 vjetori i Xhamisë Qendrore Shqiptare në Danimarkë

Lajme

Sot me datë 15 gusht 2023, Xhamisë Qendrore Shqiptare mbush 14 vjet që nga inaugurimi i objektit të xhamisë të blerë nga vet anëtarët. Në fillim kjo xhami ishte e regjistruar në sistemin danez si shoqatë me emrin “Shtëpia Kulturore Shqiptare Daneze” (SHKSHD).

Për hapjen e kësaj xhamie, shqiptarët në Danimarkë filluan organizimin e tyre që nga qershori i vitit 2003 ku formuan këshillin e përkohshëm të xhamisë, që veproi deri më dhjetor të 2009. Ky këshill përpiloi Rregulloren e xhamisë, me çka, më pas u zgjodh këshilli i ri i xhamisë.

Këshilli i ri zgjodhi kryesinë udhëheqëse të xhamisë dhe me 25 shkurt 2009 xhamia atëkohë u regjistrua në sistemin danez me emrin SHKSHD. Kryesia dhe këshilli i xhamisë ka mandat 2 vjeçar dhe të zgjedhurit në këto poste janë vet anëtarët e xhamisë dhe kanë të drejtë të zgjidhen maksimalisht 2 herë nga 2 vjet.

Nga janari 2018, SHKSHD ndërroi emrin në XHAMIA QENDRORE SHQIPTARE NË DANIMARKË ose në danisht Den Centrale Albanske Moske dhe njëkohësisht kjo xhami u regjistrua në Ministrinë e Kishës në Danimarkë si institucion fetar islam. Xhamia momentalisht numëron afërsisht mbi 2000 anëtarë.

Xhamisë Qendrore Shqiptare ndodhet në Kopenhagë. Kjo xhami vitet e fundit përveç aktiviteteve fetare islame, organizon edhe shumë aktivitete tjera argëtuese të kohës së lirë për fëmijë, rininë, gjininë femërorë dhe familjet shqiptare në Kopenhagë.

Vlen të theksohet se kjo xhami është një nga tre xhamitë shqiptare që veprojnë në bashkinë e Kopenhagës.

 

Burim info: www.dcam.dk ose https://da-dk.facebook.com/dencentralealbanskemoske/

 

Nga: Bardhyl Islami