Regjistro fëmijën tënd, për mësimin falas të gjuhës shqipe në Kopenhagë

Lajme

Nga 1 qershor 2023, komuna e Kopenhagës hapi afatin e regjistrimit të nxënësve të rinj për mësimin falas të gjuhës shqipe në Kopenhagë, për vitin e ardhshëm shkollor 2023 – 2024.

Fëmijët e klasës 0 deri në të 9, që përdorin një gjuhë amtare tjetër përveç danisht, mund të marrin mësim në gjuhën amtare në qytetin e Kopenhagës.

Komuna e Kopenhagës ofron mësimin e gjuhës amtare në të gjitha shkollat publike të kryeqytetit, për gjithë nxënësit dygjuhësor që banojnë në kryeqytet dhe në qytetet tjera të shtetit.

Për të shfrytëzuar këtë të drejtë, fëmija duhet ta përdore gjuhën amtare në mënyrë aktive në shtëpi.

 

Regjistrimi i fëmijëve që banojnë në qytetin e Kopenhagës

Nëse doni të regjistroni fëmijën tuaj, ju mund t’a regjistroni fëmijën tuaj në këtë link:

Tilmelding modersmålsundervisning | Modersmålsskolen (aula.dk) ose

Modersmålundervisning (frontplanner.com) ose mund të kontaktoni zyrën e shkollës ku fëmija juaj ndjek mësimin e rregullt. Zyra e shkollës e regjistron fëmijën tuaj dhe pastaj ju do të merrni një letër të regjistrimit në eBoks’in tuaj me një link, ku ju duhet të pranoni ofertën e mësimit në gjuhën amtare. Nëse ju nuk keni eBoks, ju do të merrni një letër të regjistrimit me postë.

Më pas, mësuesi i gjuhës amtare do t’iu kontaktojë dhe do t’iu informojë se në cilën klasë është regjistruar fëmija juaj, në cilin vend dhe në çfarë kohe mbahet mësimi.

Nëse fëmija juaj shkon në shkollë private dhe banon në Kopenhagë, kontaktoni Shkollën për Gjuhë Amtare (Modersmålsskolen) në https://mms.aula.dk  ose në e-mail: mms@kk.dk  ose në tel. +45 27 77 03 33

 

Regjistrimi për fëmijët që banojnë jashtë qytetit të Kopenhagës

Ju duhet të plotësoni formularin e regjistrimit për fëmijët që jetojnë jashtë Komunës së Kopenhagës, i cili duhet të përmbajë:

-Nënshkrimin e prindërve

-Pagesën e konfirmimit nga komuna ku fëmija banon

Komuna ku fëmija banon duhet të dërgojë formularin e plotësuar të regjistrimit të mms@kk.dk

Për t’u formuar një klasë, duhet të regjistrohen minimum 12 nxënës, kështu që ekziston mundësia që mos të formohet një klasë.

 

Orari dhe shkollat fillore ku mbahet mësimi në gjuhën shqipe në Kopenhagë:

Ju mirëpresim në vitin e ardhshëm shkollor!

 

Burim info:

Modersmålsskolen (Shkolla e Gjuhës amtare)

www.kk.dk/modersmaal  ose https://mms.aula.dk

Adresa: Engahve Plads 21, 1670 Kopenhagë V

tel. +45 27 77 03 33

Nga: Bardhyl Islami