Sot, e hënë me datë 11 gusht 2025, rreth 61.000 parashkollorë, respektivisht gjithësej rreth 600.000 nxënës, sot e hënë me 7 gusht filluan vitin e ri shkollor 2025/ 2026 në Danimarkë. Viti shkollor në Danimarkë ka 200 ditë mësim dhe fillon në javën e dytë të gushtit, kurse mbaron në javën e fundit të qershorit.
Risi e këtij viti të ri shkollor janë:
- janë zvogëluar testet eksterne nga ministria e arsimit nga 8 teste në 6 teste eksterne për gjithë periudhën shkollore nga klasa 0 deri në klasën e 9.
- ka filluar periudha provuese në 191 shkolla fillore publike nga gjithësej 1063 shkolla fillore publike në gjithë Danimarkën me servimin e ushqimit të ngrohtë falas për gjithë nxënësit në këto shkollat fillore. Nëse ky projekt do të ketë sukses, ministria e arsimit e Danimarkës planifikon që të servohet ushqim i ngrohtë falas në gjithë 1063 shkollat fillore publike në Danimarkë.
Këshilli për siguri në komunikacion i Danimarkës www.sikkertrafik.dk këshillon vozitësit që të kenë kujdes kur vozitin afër një shkolle, për shkak se ka shumë fëmijë që janë fillestar dhe nuk i dinë rregullat e komunikacionit. Sot dhe në ditët në vijim të kësaj jave, edhe policia e Danimarkës vëzhgon komunikacionin që të kenë siguri fëmijët e vegjël në udhë për në shkollë.
Nga: Bardhyl Islami
Burim info: https://sikkertrafik.dk/