Si të vetregjistrohet diaspora e RMV’së?

Lajme

Për Personin/at të cilët banojnë vetëm jashtë vendit, (familje e vetme) ose që qëndrojnë sëbashku me anëtarët e amvisërive të tyre/ familjeve (familje shumëanëtarëshe), vetëregjistrimi zhvillohet sipas rradhës vijuese:

  1. Vetëregjistrimi, fillon me shpalljen në ueb- faqen e ESHS-së në linqet e rradhës:

https://census.stat.gov.mk/

https://popis2021.stat.gov.mk/

https://www.stat.gov.mk/

  1. Hyrja/regjistrimi për vetëregjistrimin bëhet vetëm nga jashtë vendit- vendin në të cilin personi banon (nuk mund që të regjistroheni/regjistrohuni nga Maqedonia e Veriut), dhe çelësi për vetregjistrim është numri amë i identifikimit të personit EMBG, i personit që regjistrohet dhe adresa e tij elektronike.
  2. Pas hyrjes së suksesshme/regjistrimit, përmes postës elektronike, personi njoftohet për fjalëkalimin që duhet të thirret në mënyrë që të mund të fillojë me vetëregjistrimin. Pas marrjes së kodit të verifikimit, është e dëshirueshme që ai të ndryshohet, d.m.th. të krijohet një fjalëkalim i ri.
  3. Pas hyrjes së suksesshme, mund të fillohet me vetregjistrimin, dhe aplikimi mundëson që ajo të bëhet duke e zgjedhur një nga gjuhët e ofruara, sipas zgjedhjes së personit që vetëregjistrohet.
  4. Aplikacioni i regjistrimit ka shtatë (ekrane) faqe që u referohen:

–  Të dhënave adresuese dhe identifikuese – Ekrani 1

–  Migrimeve- Ekrani 2

–  Gjendjes martesore dhe karakteristikave etnokulturore (përkatësia etnike, religjioni dhe gjuha amtare) – Ekran 3

–  Karakteristikave arsimore- Ekran 4

–  Karakteristikave ekonomike-Ekrani 5

–  Mjeteve për jetesë –Ekrani 6 dhe

–  Paaftësisë/invaliditetit–Ekrani 7

  1. Aplikacioni i regjistrimit sipas përmbajtjes së tij (pikat e mbledhjes së të dhënave) është i njëjtë me atë të regjistrimit që do të përdoret edhe gjatë regjistrimit në vend, me çka detyrimisht zbatohen masat teknike dhe organizative, në përputhje me rregullat në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale.

 

Regjistrimi i popullsisë në R. e Maqedonisë së Veriut do të realizohet:

– nga 1 mars deri më 21 prill 2021 për banorët jorezident të RMV (banorët që jetojnë jashtë vendit), dhe

– nga 1 prill deri me 21 prill 2021 për banorët rezident të RMV

 

REGJISTROHU KËTU:

https://census.stat.gov.mk/

https://popis2021.stat.gov.mk/

https://www.stat.gov.mk/

 

Burim info: https://mfa.gov.mk/sq

Nga: Bardhyl Islami