Vlerësimi i nxënësve dhe i studentëve në Danimarkë bëhet në 7 shkallë. Nota maksimale është 12 dhe pason me notën 10, 7, 4 dhe 2, ndërsa nota të papranueshme që llogariten për mosmarrje të provimit janë nota 0 dhe -03.
Ky sistem i ri i vlerësimit me 7 shkallë u bë nga viti 2007 në Danimarkë. Para vitit 2007 ishte sistemi i vlerësimit me 13 shkallë.
Vlerësimi i nxënësve me nota në Danimarkë bëhet vetëm në klasën e 9 ku notat nevojiten për aplikim në shkollë të mesme, ndërkaq nga klasa 0 deri në të 8 ka vetëm 2 herë vlerësim me shkrim të nxënësve, vlerësim ky që u prezentohet nxënësve dhe prindërve dy herë në vit në takimet individuale prindërore.
Lexo në danisht mënyrën e vlerësimit në 7 shkallë këu: karakterfolder2007
Burim info: Ministria e Arsimit dhe Fëmijëve e Danimarkës www.uvm.dk
Nga:Bardhyl Islami