Ku mbahet mësim ne gjuhën shqipe ne Kopenhagë

Lajme
Mësimi ne gjuhën shqipe për nxënësit në shkollën fillore në Kopenhagë filloi në javën 34 dhe mbaron në javën e 3 të muajit qershor 2015. Sipas rregullores së komunës së Kopenhagës për gjuhët amtare, mësimi në gjuhën amtare mbahet në 38 javë nga 40 javë sa ka një vit shkollor në Danimarkë.

 

Sivjet viti shkollor në Danimarkë filloi me reformën e re për shkolla fillore. Reforma e re në arsimin fillor bëri ndryshime në orarin e mësimit në gjuhën shqipe. E meta e kësaj reforme është që dhoma e arsimit e komunës së Kopenhagës e ofron mësimin në gjuhën amtare për të huajt por nuk i ka dhënë hapësirë në orarin e mësimit, dmth nxënësit kanë cdo ditë mësim nga ora 8.00 deri afërsisht 14.30, prandaj është shumë vështirë të gjendet një kohë e lirë te orari i nxënësve se kur dhe ku të mbahet mësimi në gjuhën shqipe?!

Secila shkollë në bashkëpunim me mësuesit vendosin për orarin e gjuhës amtare. Këto vështirësi ndikojnë dhe në mosinteresimin e nxënësve dhe prindërve shqiptar për mësimin shqip në Kopenhagë.

Të gjithë ata prindër që janë të interesuar dhe që kanë mundësi ti dërgojnë fëmijët e tyre në mësimin shqip, mund ti dërgojnë në këto shkolla:

Tagensbo Skole
Adresa: Magistervej 4, 2400 Kopenhagë NV
Mësues: Sabri Ibishi
Orari i mësimit:
E martë – ora 14.30 – 16.45 për nxënësit e klasës 3., 4., dhe 5.
E mërkurë – ora 14.30 – 16.45 për nxënësit e klasës 1. dhe 2.

Nørrebro Nørrebro Park Skole
Adresa: Jagtvej 34, 2200 Kopenhagë N
Mësues: Sabri Ibishi
Orari i mësimit:
E enjte – ora 14.30 – 17.00 për nxënësit e klasës së 1. – 5.

Korsager Skole
Adresa: Grevingevej 15 – 2700 Brønshøj
Mësues: Bardhyl Islami
E martë – ora 13.40 – 14.25 & e mërkurë – ora 12.40 – 14.25 – për nxënësit e klasës 1., 2. dhe 3.
E enjte – ora 13.40 – 15.10 & e premte – ora 13.40 – 14.25 – për nxënësit e klasës 4., 5. dhe 6.

Tingbjerg Skole
Adresa: Skolesiden 2, 2700 Brønshøj
Mësues: Nevzat Ibishi
E martë – ora 10.00 – 11.30 – për nxënësit e klasës së 1.
E mërkurë – ora 10.00 – 11.30 – për nxënësit e klasës së 2.
E enjte – ora 10.00 – 11.30 – për nxënësit e klasës së 3.
E enjte – ora 15.00 – 16.30 – për nxënësit e klasës së 4. dhe 5.

Frederiksgård Skole
Adresa: Frederiksgårds Alle 13, 2720 Vanløse
Mësues: Nevzat Ibishi
E premte – ora 8.00 – 10.30 – për nxënësit e klasës 1. – 5.

Vesterbro Ny Skole
Adresa: Ny Carlsberg Vej 35, 1760 Kopenhagë V
Mësues: Sabri Ibishi
E hënë -ora 14.30 – 17.00 – për nxënësit e klasës së 1. – 5.

Parkskolen (Ballerup)
Adresa: Gl. Rådhusvej 13, 2750 Ballerup
Mësues: Sabri Ibishi
E premte – ora 15.30 – 17.00 – për nxënësit e klasës së 1. – 5.

Rregjistrimin e fëmijës tuaj për mësimin e gjuhës shqipe në Kopenhagë mund ta bëni këtu: www.kk.dk/modersmaal

Nga: Bardhyl Islami