Danimarka vë përsëri në përdorim corona-pasaportin

Lajme

Pas një takimi të qeverisë së Danimarkës me këshillin e epedemiologëve danez, sot vendosi që, infektimi me covid-19 të shpallet përsëri si sëmundje kritike për shoqërinë. Me këtë vendim u hap mundësia që qeveria daneze të marrë masa për parandalimin e infektimit me covid-19.

Pas takimit të sotëm, qeveria daneze vendosi kufizimin e parë që vlen nga dita e premte me 12 nëntor, me çka nga e premtja vendoset në përdorim përsëri CORONA PAS (corona pasaporti).

CoronaPas do të kërkohet si dokument për hyrje në vende të frekuentuara nga shumë njërës si: në kopsht zoologjik, restorante, klube nate, diskoteka, spitale, qendra për pleq, arranzhmane me mbi 200 persona në lokale të mbyllura dhe me mbi 2.000 persona në lokale të hapura. CoronaPas nuk do të kërkohet nëse do të vizitoni frizerët, qendrat e tatuazhës, masazhës dhe fitness qendrat.

Njëkohësisht me këtë kufizim, coronaPas në të ardhmen do të vlejë vetëm 6 muaj pas një testi pozitiv (prej datës kur testohesh pozitiv) . Deri më tani, coronaPas ka vlejtur 12 muaj pas një testi pozitiv.

Nga e premtja, coronaPas, poashtu nuk do të kërkohet vetëm për fëmijët nën moshën 15 vjeçare, e që deri më tani ka qenë nën 16 vjeç.

Nga: Bardhyl islami

Burim info: sst.dk dhe ssi.dk