Të nderuar bashkatdhetarë
Nisur nga situata aktuale me epideminë e virusit korona dhe rritja e vazhdueshme e COVID 19 në të gjithë botën dhe në vendin tonë, Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ka hapur një llogari të vetme shtetërore për mbledhjen e donacioneve.
Donacionet në para do të përdoren për blerjen e mjeteve dhe sendeve, që do të shërbejnë për të mbrojtur banorët në Republikën e Maqedonisë Veriore nga virusi korona.
Për këtë qëllim, Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Kopenhagë, apelon të gjithë bashkatdhetarët tanë që jetojnë dhe punojnë në Danimarkë dhe janë të gatshëm që të kontribuojnë në tejkalimin e gjendjes me virusin korona dhe për të mbrojtur popullatën në vendlindje, të marrin në konsideratë mundësinë e dhënies së donacioneve.
Donacionet mund të paguhen në llogarinë e mëposhtme në valutë të huaj në euro.
Detajet korresponduese të bankës:
DEUTSCHE BUNDESTBANK ZENTRALE
Adresa: Wilhelm Epstein Strasse 14
Frankfurt am Main
GERMANY
SWIFT BIC: MARK DE FF
Detajet e bankës: NATIONAL BANK OF THE REPUBLIC OF NORTH MACEDONIA
Address: Bl. „Kuzman Josifovski Pitu” br.1
1000 Skopje
Republic of North Macedonia
SWIFT: NBRM MK 2X
Final beneficiary:
IBAN: MK07100701000006669
Name: Ministerstvo za zdravstvo
Details of payment (:70):
Sinqerisht,
Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut
Kopenhagë – Danimarkë