Shkolla Shqipe

Sunday, 13 April 2014 21:57

Në Laholm të Suedisë u mbajt me sukses Kuizi i gjashtë ”Suedia 2014”

Written by
Rate this item
(0 votes)
Më 8 mars 2014 u mbajt në Laholm Kuizi i diturisë për nxënësit shqiptarë që jetojnë e mësojnë në Suedi. Ky Kuiz ishte i gjashti më radhë. Kuizet ideohen dhe e finalizohen nga Këshilli Organizativ i formuar nga Shoqata e Arsimtarëve Shqiptarë në Suedi dhe mbahen zakonisht për nder të 7 Marsit që në kalendarin historik të shqiptarëve njihet si Dita e Mësuesit.

Mirëpo këtë vit, dita e mbajtjes së Kuizit të gjashtëqëlloi të jetë e shtunë, 8 mars. E 8 Marsi në kalendarin e botës që jetojmë njihet si Dita e Grave. Nuk di si rastisi kështu por di që Kuizi- vet rrjedha e tij,nderoi për bukuri historinë dhe lavdinë e dy ngjarjeve njëkohësisht.

Ashtu siç e kishte konceptuar Këshilli Organizativ, Kuizi respektoi në radhë të parë kontributin e mësuesve shqiptarë nëpër shekuj dhe kujtoi me krenari historinë 127 vjeçare të arsimit fillestar shqiptar. Kuizi, përveçse provonte dijet e admirueshme të fëmijëve tanë në Suedi, shpaloste me dashuri fletëhistorie, evokonte kujtime heroike dhe lavdëronte punën e gjithë atyre bashkëkombësve tanë që me pushkë a me penë bënë gjithçka për gjuhën, letërsinë, historinë, gjeografinë dhe kulturën tonë kombëtare.

Komunat pjesëmarrëse
Komuna e Laholmit në Kuizin e pestë “Suedia 2013” të mbajtur në Landskronapati fituar vendin e parë. Si fituese e Kuizit të pestë merrte në të njëjtën kohë edhe obligimin e mbajtjes së Kuizit të gjashtë “Suedia 2014”. Dhe e mbajti me sukses. Për në Kuizine Laholmit fillimisht u paraqiten shumë komuna kurse në ditën e mbajtjes së tij më 8 mars morën pjesë disa prej tyre. Pjesëmarrjen e njoftuan me kohëkomunat Norrköping, Kungälv- Ale, Halmstad, Vetlanda- Nässjö, Laholm, Ängelholm, Båstad, Åstorp, Klippan, Svalöv dhe Landskrona. Suedia është e madhe gjeografikisht dhe sigurisht largësia bëri që disa shkolla të mos mbërrijnë në Laholm (regjionin e Hallandit) me 8 mars 2014.4.lah

Kuizi i Laholmit- rrjedhat deri në epilog
Pasi u thirren emrat e komunave konkurruese në orën 12.30 filloi punën Kuizi i gjashtë. Nxënësit tërhoqën shortin garues pranë Jurisë (me kryetar Mr. Adem Qerimaj) dhe sipas shortit dolën në skenë. Në ekranin e madh jepeshin Rregullat e Kuizit dhe herë pas herë rrëfimi fotografik (Foto story) me fotot e nxënësve e arsimtarëve që përfaqësonin komunat konkurruese. Vet skena, rekuizitat, ana vizuale e auditive e këtij Kuizi ishin mjaftë funksionale dhe lenin përshtypje të mirë te nxënësit dhe spektatorët në sallë. Për të përkrahur punën e Këshillit Organizativ dhe të Kuizit të radhës kishin ardhur përfaqësues institucional të shtetit të Kosovës si Nehat Mustafa- zëvendës i Ministrit të Arsimit, Agim Berdynaj- drejtor departamenti në MASHT, Nuhi Gashi- përgjegjës për arsimin në Diasporë dhe Azem Guri këshilltar politik i Ministrit të Arsimit.


Në sallë zunë vend edhe shumë nxënës e prindër shqiptarë që kishin ardhur për të parë garën e diturisë. Nga komuna mikpritëse e Laholmit kishin ardhur për të përshëndetur dhe për të shpallur të hapur garën përfaqësues suedezë nga  Drejtorati i Arsimit në Laholm dhe përgjegjësja për gjuhët amtare në këtë komunë. Në emër të Këshillit Organizativ foli kryetari Muhamet Muriqi. Moderatorët Qerim Kryeziu e Hava Haliti përshëndeten mysafirët, nxënësit dhe gjithë publikun duke prezantuar pastaj edhe shkollat që do të garonin.
Në rrethin e parë të Kuizit konkurruan këto komuna: Halmstadi, Båstadi, Ängelholmi, Åstorpi, Svalövi, Laholmi dhe Landskrona. Në rrethin e dytë shkuan ato shkolla që fituan pikët maksimale në rrethin e parë. Në këtë rreth garues u shtruan edhe pyetjet në Drejtshkrim, pyetje që nuk kanë qenë të publikuara më parë. Drejtshkrimi duket të jetë mjaftë funksional dhe interesant për nxënësit. Në rrethin e tretë arritën këto shkolla: Halmstad- me mësues Shaban Gashi e NuhiMazreku, Åstorp- me mësues Qerim Kryeziu, Båstad- me mësuese Nafije Ismajli, Landskrona- me mësues Isuf Bajraktari, Luljeta Muriqi e Shukrije Jashari, dhe Ängelholm- me mësues Florinda Fejza e Xhevat Isufi.2
Ky rreth garues pati konkurrentë të fortë. Nxënësit shquheshin për përgatitje të gjithanshme, përgjigje të plota e të bukura. Në fund doli ky rezultat: vendin e tertë e fituan nxënësit e komunës së Ängelholmit, të dytin nxënësit e komunës së Halmstadit dhe vendin e parë nxënësit e komunës së Båstadit. Fituesve iu ndanë kupat dhe medaljet e Kuizit të cilat i kishte dizajnuar e paguar komuna mikpritëse e Laholmit. Zotëri Nuhi Gashi u dhuroi libra mësuesve dhe nxënësve fitues.


Për t´u kujtuar
Në Suedi, brenda konceptit shkollë shqipe, Kuizet tashmë janë bërë më të drejtë traditë e mirë. Si gara diturie, këto Kuize kanë marrë me kohë atributin e gjimnastikës së trurit për fëmijët tanë në mërgatë. Kuizet po gjenerojnë dije, po krijojnë lidhje, miqësi mes të rinjve- lidhje e miqësi të dëshiruara këto për komunitetin tonë këtu.
Kuizet janë për t´u kujtuar edhe për faktin se tek nxënësit tanë fiksojnë përgjithmonë shumë veçori të shqipes si gjuhë e nënës, sqarojnë disa nga vlerat kulmore të Letërsisë, rikujtojnë me vëmendje pse aq shumë lumenj gjaku u derdhen në histori për lirinë e gjeografinë tonë dhe dokumentojnë me tekst e video bukurinë e lashtësinë e kulturës kombëtare.
Në Kuizin e Laholmit u manifestuan këto finesa. U pa përgatitja e kujdesshme që mësuesit u kishin bërë nxënësve të tyre. Fjalë të mira për Kuizin thanë edhe Laholm.3përfaqësuesit suedezë të komunës së Laholmit si dhe përfaqësuesit e institucioneve tona. Zëvendësministri i Arsimit zotëri Nehat Mustafa tha se Kuizete këtij Këshilli Organizativ në Suedi janë shembull edhe për të tjerët në Europë. Fjalë të mira merituan edhe mikpritësit, mësuesit shqiptarë të Laholmit, Hava Haliti e Haki Behrami për organizimin e mirë.
Për t´u kujtuar gjatë ishte niveli posaçërisht edukativ, shkencor e kulturor i Kuizit. Me të gjitha ato pyetje, inserte filmike, fotografi e komente që u shfaqen aty, Kuizi arriti qëllimin e vet.
 Gjë e mirë kur diçka sa do e shkurtër kujtohet, ruhet në galerinë e kujtesës si medaljon kohe, si buzëqeshje fëmijësh, si fëmijëria e bukur e paksa e druajtur e gjithë atyre çunave e gocave shqiptare që defiluan krenar në Kuizin e gjashtë në Laholm të Suedisë.

 

Burim info: Tema Modersmål

Read 1421 times

Dita sot në Kopenhagë

Lindja e diellit në ora 4.32
Perendimi i diellit - ora 21.54
Shkurtimi i ditës për 0 orë e 5 minuta
Hëna e re do të dalë me 13 korrik
Hëna e plotë u bë me 28 qershor

21 qershori, dita më e gjatë e vitit

Radio në Aktuale.dk

Ndëgjo Radio në popup Window

Lajme nëpërmjet e-mailit

© Aktuale.dk
design: chati.dk