Shkolla Shqipe

Thursday, 02 October 2014 22:07

Ministria e diasporës e Kosovës ndihmon mësimin shqip në Danimarkë

Written by
Rate this item
(0 votes)
Ministria e diasporës e Kosovës me ministrër z.Ibrahim Makolli, që nga themelimi i kësaj ministrie është kujdesur shumë për shqiptarët në diasporë, pa dallim nga vijnë ata. Këtë vit shkollor do të gëzohen edhe nxënësit shqiptarë që ndjekin mësimin shqip në Danimarkë.

 

Me datë 1 tetor 2014, 3 mësuesit që japin  mësim në gjuhën shqipe në Kopenhagë, pranuan librat e dërguara me postë nga Prishtina për  nxënësit shqiptar që ndjekin mësimin shqip.


Librat janë të pregatitura me përmbajtje apostafat për nxënësit që jetojnë jashtë atdheut dhe janë shumë të përshtatura për nxënësit e diasporës. Librat mund të shkarkohen edhe digjital në webfaqen e ministries së diasporës të Kosovës.

Mësimin shqip në Danimarkë
Mesimi ne gjuhen amtare ketu ne Danimarke eshte ne kompetenca te komunave. Komuna e Kopenhages eshte nje nga disa komunat ne Danimarke qe e lejon dhe organizon mesimin e gjuhes amtare. Vetëm ne komunen e Kopenhages jetojne afersisht 600 nxenes shqiptar nga klasa e 1 deri ne te 9. Fatkeqesisht asimilimi na eshte afruar shume dhe nga 600 nxënës, vetëm 130 nxënës ndjekin mësimin e gjuhës amtare në Kopenhagë.


Në Kopenhagë janë 3 mesues qe ligjerojme gjuhen shqipe ne disa shkolla ne Kopenhage. Mësues janë Bardhyl Islami, Nevzat Ibishi dhe Sabri Ibishi. Mesuesit, cdo vjet ballafaqohen me problemin e furnizimit të materialeve mesimore.


Ne falemenderojme shumë ministrinë e diasporës, z. Ibrahim Makolli, znj. Shqipe Shasivari dhe z. Imer Avdiu per interesimin dhe perkushtimin tuaj per femijet shqiptar ne diaspore qe mos te asimilohen.

Gjitha te mirat
Bardhyl Islami, Nevzat Ibishi dhe Sabri Ibishi
 

Read 1623 times

Dita sot në Kopenhagë

Lindja e diellit në ora 6.45
Perendimi i diellit - ora 19.23
Shkurtimi i ditës për 4 orë e 49 minuta
Hëna e re doli me 9 shtator
Hëna e plotë do të bëhet me 25 shtator

Radio në Aktuale.dk

Ndëgjo Radio në popup Window

Lajme nëpërmjet e-mailit

© Aktuale.dk
design: chati.dk