Shkolla Shqipe

Friday, 05 December 2014 23:14

Libri dhe leximi mbrojnë fëmijët e diasporës nga asimilimi

Written by
Rate this item
(0 votes)
Agjencia për Migracion e Maqedonisë me zv.drejtor Osman Shukriu ka dhuruar 10 abetare mbarëkombëtare dhe 15 libra të gjuhës shqipe për nxënësit shqiptar në Kopenhagë të Danimarkës.


Ne si mësues të mësimit plotësues në gjuhën shqipe këtu në Danimarkë kemi mirëpritur shumë këtë akt solidarizues të z. Osmanit dhe me këtë rast jemi shumë falemenderues për përkujdesjen tuaj për nxënësit shqiptar këtu në Danimarkë. Dëshirojmë të theksojmë se deri më tani jeni të vetmit nga Maqedonia që i kujtoni, nderoni dhe ndihmoni nxënësit shqiptar këtu në Danimarkë.

Me këto librat, edhe pse të pakta në numër, Ju mbroni fëmijët shqiptar të diasporës nga asimilimi, njëkohësisht, fëmijët shqiptar të diasporës ruajnë identitetin e tyre.

Në komunën e Kopenhagës jetojnë afërsisht 600 nxënës shqiptar nga klasa e 1 deri në të 9. Fatkeqësisht asimilimi na është afruar shumë dhe nga 600 nxënës, vetëm 130 nxënës ndjekin mësimin e gjuhës amtare në Kopenhagë.


Mësimi në gjuhën shqipe në Kopenhagë ligjërohet nga 3 mësues: Nevzat Ibishi, Sabri Ibishi dhe Bardhyl Islami, por këta mësues ballafaqohen për çdo vjet me problemin e pajisjes me materiale mësimore.

Nga: Bardhyl Islami

Read 1312 times Last modified on Friday, 05 December 2014 23:29

Dita sot në Kopenhagë

Lindja e diellit në ora 4.32
Perendimi i diellit - ora 21.54
Shkurtimi i ditës për 0 orë e 5 minuta
Hëna e re do të dalë me 13 korrik
Hëna e plotë u bë me 28 qershor

21 qershori, dita më e gjatë e vitit

Radio në Aktuale.dk

Ndëgjo Radio në popup Window

Lajme nëpërmjet e-mailit

© Aktuale.dk
design: chati.dk