Shkolla Shqipe

Sunday, 13 April 2014 22:12

Edhe një vizitë e suksesshme dhe një kujtim i paharruar nga Suedia

Written by
Rate this item
(0 votes)
Javë më parë nën patronatin e Mistrisë së Diasporës, MASHT të Kosovës të udhëhequr nga Nuhi Gashi zyrtar i lartë në MASHT, Sebahate Merturi zyrtare nga Ministria e Diasporës, Jashar Lushtaku drejtor në DKA të Skenderajt, Ylka Juniku - Shehu drejtoreshë në Shkollën fillore “Zekria Rexha” të Gjakovës, mësuesve Metë Thaqi e Sebahate Rexha, Konsullit në Mbretërinë e Suedisë shkëlqesisë së tij Faton Osmani dhe Komunës së Ängelholmitu realizua vizita e katërt e radhëse nxënësve nga Kosova në Suedi.

Këtë vit në vizitë ishin nxënës dhe mësues nga Gjakova dhe Skenderaj të cilët vizituan shkolla, monumente kulturo- historike dhe zhvilluan aktivitete të përbashkëta kulturo- artistike me nxënësit tanë mërgimtar të cilët vijojnë mësimin e gjuhës shqipe në këtë komunë të vogël suedeze ku përditshmërinë e vet e kalojnë dhjetëra familje shqiptare
Qëllimi i kësaj vizite është që nxënësit nga Atdheu të njihen me punën, veprimtarinë, jetën dhe përditshmërinë e moshatarëve të tyre në Suedi, të njihen më përse afërmi me shkollat e tyre, mësimin e gjuhëve tjera dhe gjuhës së tyre amtare. Të krijojnë shoqëri e miqësi të reja. Ndërsa arsimtarët të njihen më jetën e bashkatdhetarëve të tyre, punën dhe funksionimin e mësimit të gjuhës shqipe në shkollat suedeze, mënyrën, metodat mësimore të shkollës shqipe jashtë Atdheut. Të thellohet bashkëpunimi me institucionet shkollore kosovare dhe ato suedeze.

Kjo vizitë dhe aktivitetet e shumta që zhvilluan nxënësit tanë dhe ata mysafirëngjallën brenda komunitetit tonë këtu krenarinë e të qenurit shqiptar. Pra, siç thoshte Konica ynë i madh nxënësit “na sollën një copë atdhe”. Kjo javë kaloj shumë shpejt, si uji nën urë duke len tek ne mallin e fiksuar nëpër fotografitë e shumta të albumit tonë të grisur.
Për realizimin e kësaj vizite ishin angazhuar me muaj të tërë Drejtori për gjuhë amtare Johan Engkvis, mësuesit e gjuhës shqipe Xhevat Isufi e Florinda Fejza, Këshilli i prindërve i udhëhequr nga Hakif Popova, nxënës dhe prindër të kësaj komune.


Në aeroportin e Kopenhagës mysafirët u mirëpritën nga Florinda Fejza e Xhevat Isufi. Pastaj nxënësit mysafir u akomoduan ne familjet shqiptare. Ata pastaj të shoqëruar nga moshatarët e tyre gjatë gjithë kohës vijuan mësimin në shkollat suedeze dhe zhvilluan shumë aktivitete të përbashkëta.
Delegacioni nga Kosova fillimisht u mirëprit në shkollën“Sockerbrukskolan” nga drejtori për gjuhët amtare Joan Engkvist i cili i njoftoj të pranishmit me organizimin e mësimit në këtë komunë, në veçanti për organizimin e mësimit të gjuhës shqipe. Në këtë takim pune pati shkëmbim përvojash dhe u shtruan shumë pyetje nga të dyja palët. Në të ardhmen do të aplikojmë metodat suedeze në punën e shkollave tona në atdhe- u zotuan mësuesit mysafirë.
Pasdite nxënësit mysafir dhe nxënësit që i shoqëronin darkuan së bashku në sallën e bowlingut. Pastaj luajtën dhe u argëtuan së bashku gjer në orët e vona.
Ditën tjetër u realizuan dy vizita në shkollat: “ Rebbelbergskolan” dhe ”Nyhemskola”. Mysafirët u njoftuan me punën, përditshmërinë e këtyre shkollave . Me kënaqësi, miku i shqiptarëve Drejtori TommySvenson i njoftoi të pranishmit edhe për vizitën e tij mbresëlënëse në Kosovë. Interesim të veçantë zgjoj organizimi i mësimit për nxënësit me nevoja të veçanta. Ora e përbashkët mësimore me nxënës shqiptarë të klasës së tretë ishte befasi e këndshme për mysafirët.

Vizita në Gjimnazin”Röneskolan” ishte vizita e radhës . Aty takuam prape mësues dhe drejtorin LarsHerbertson i cili e kishte vizituar Kosovën vitin e kaluar. Ishin mjaft interesante rrëfimet dhe fjalët miradije të cilat bënë që mysafirët të ndiheshin mirë.Të pranishmit drejtori i njoftoi për veprimtarinë mësimore e praktike të kësaj shkolle.
Interesim të veçantë zgjuan programet e ndryshme në këtë institucion shkollorë si: Programi i gjuhëve ku u prezantuan nxënësit shqiptar, pastaj programi shkencave natyrore e shoqërore i industrisë, floktarisë, ndërtimit, hotelerisëetj. Mënyra e zhvillimit të mësimi teorik e praktik këtu, ishte për mysafirët një përvojë e mirë dhe një rast për të parë si punohet ne Suedi.
Dreka e përbashkët me drejtorët, mësuesit dhe mysafirët në restorantin e shkollës ku ushqimi përgatitej nga nxënësit të cilët vijojnë mësimin në drejtimin e hotelerisë dëshmoi edhe njëherë mësimin teorik dhe praktik që zhvillohet në këtë komunë.
Pasdite nxënësit mysafirë, nxënësit që i shoqëronin dhe ne mësuesit vizituam qytetin e Landskronës, Në këtë qytet,profesor Bashkim Jashari udhëheq QKA “ Okarina “ na njoftoi për aktivitetet e shumta të kësaj qendre kulturore.Pastaj bashkërisht vizituam basenin e qytetit ku nxënësit tonë u lanë, notuan dhe u argëtuan.
Në mbrëmje vizituam edhe qytetin e Hesinborgut bukuritë e tij bregdetare dhe darkuam në anijen e agjencisë Skandlines “AURORA” e cila lundron në mes të Suedisë dhe Danimarkës. Me darkë të pasur me ushqime tradicionale suedeze, ushqime detare dhe me biseda të shumta për përditshmërinë e mërgimtarëve e kaluam edhe këtë ditë të bukur. Familja Shala nga Ängelholmi për të gjithë të pranishmit shpërndau nga një dhuratë. Gjatë kësaj mbrëmje nxënësit darkuan, përjetuan lundrimin në det dhe morën shumë fotografi të cilat sigurisht do ta pasurojnë albumin e tyre.
Ditën e premte, më 7 mars delegacioni u mirëprit nga DKA e Ängelholmit dhe strukturat komunale të udhëhequra nga Toni Mufic . Të pranishmit u njoftuan në hollësi për organizimin e mësimit në këtë komunë e në veçanti organizimin egjuhës shqipe si gjuhë më e madhe e huaj në komunë. Drejtori Muficrrëfeu edhe për 11 vizitat e realizuara në Atdhe nga nxënësit e kësaj komune si dhe 4 vizitat e realizuara nga Atdheu në Suedi. Drejtorifalënderoi mësuesitXhevat Isufi e Florinda Fejza e për një organizim shumë të mirë të mësimit dhe mbajtjen e aktiviteteve të lira. Në këtë rast u shkëmbyen edhe dhurata nga të pranishmit. Pati shumë pyetje nga mysafirët, në veçanti nga homologu i tijJasharLushtaku. Ky takim ishte shumë miqësor dhe përfundoi me fjalën e fundit të nikoqirit ToniMufic “ Mirupafshim vitin tjetër!”.


Në mbrëmje ishte organizuar program i përbashkët artistik kushtuar 7 Marsit Ditës së Mësuesit nga nxënësit e kësaj komune dhe nxënësit mysafirë. Mysafir të programit ishin edhe QKA “Okarina “ dhe SHKA” Shqiponjat dardane ”
E vogël ishe sallapër t´i pranuar të gjitha ata mysafir,prindër dhe nxënës që kishin ardhur të festonin bashkërisht më mësuesit e tyre festën e shkollës shqipe –Festën e Mësuesit. Mysafirëve ju dëshiruan mirëseardhje arsimtarët Xhevat Isufi e Florinda Fejza . Për rolin dhe rëndësinë e Shtatë Marsit foli Xhevat Isufi. Të pranishmit i përshëndeti Drejtori për gjuhë amtare Johan Engkvist i cili foli fjalë miradije për organizim të mirë të mësimit të gjuhës shqipe, realizim të mirë të vizitave dhe në fund mësuesve Xhevat Isufi e Florinda Fejza ju ndau lule duke i uruar për festën e 7 Marsit. Në emër të institucioneve të Republikës së Kosovës tubimin e përshëndetën Konsulli Faton Osmani, Nuhi Gashi MASH , Sebahate Merturi, Ministria e Diasporës në emër të DKA Skenderaj Jashar Lushtaku dhe drejtoresha Yllka Juniku Shehu nga Gjakova.


Programi ishte i larmishëm dhe bëri që të gjithë ata që morën pjesë u ndan të kënaqur me programin e bukur dhe përformancën e mrekullueshme të nxënësve tanë dhe nxënësve mysafir. Çdo pikë muzikore , interpretim dhe recitime u përcoll me duartrokitje të gjata. Mërgimtarët e lodhur nga pesha e rënd e mërgimit për një qastë harruan të gjitha brengat dhe hallet që u sjell mërgimi. Recitimet e bukura kushtuar atdheut, bashkimit kombëtar, lirisë u shoqëruan edhe me lot nga të pranishmit.


QKA “ Okarina dhe SHKA “ Dardania “ pas programit kishin organizuar një darkë lamtumirëse . Nikoqir i kësaj mbrëmje ishte veterani i arsimit mësuesi Rexhep Jashari i cili na mirëpriti. Këtu darkuam dhe kënduam bashkërisht gjer në orët e hershme të mëngjesit.


Të nesërmen nxënës prindër dhe shumë familjar kishin ardhur tek stacioni i trenit në Ängelholm t´i përcillnin mysafirët. Pati shtrëngime duarsh, përqafime dhe rrodhën edhe lot gëzimi. U ndamë me fjalët mirupafshim në prill në vizitën tonë të njëmbëdhjetë Atdheut... Mirupafshim, mirupafshim....

Nga: Xhevat Isufi
Suedi

Read 1437 times

Dita sot në Kopenhagë

Lindja e diellit në ora 7.32
Perendimi i diellit - ora 16.14
Shkurtimi i ditës për 8 orë e 45 minuta
Hëna e re doli me 7 nëntor
Hëna e plotë do të bëhet me 23 nëntor

Radio në Aktuale.dk

Ndëgjo Radio në popup Window

Lajme nëpërmjet e-mailit

© Aktuale.dk
design: chati.dk