Personalitete

Sunday, 06 July 2014 22:32

Piktori që gdhendi Adem Jasharin në granit

Written by
Rate this item
(0 votes)
Një nga vendet tani më të njohura për vizitorë dhe që ia vlen të vizitohet nga gjithë bashkatdhetarët në diasporë dhe në atdhe, është Prekazi në Kosovë - vendlindja e Adem Jasharit. Në të do të shini gjurmë dhe fakte nga lufta çlirimtare e UÇK me në krye komandantin legjendar Adem Jashari. Përvec këtyre do të shihni dhe një vepër shumë të rendesishme artistike në hyrje të Prekazit. Ajo vepër artistike është piktura - portreti i Adem Jasharit dhe Hamzëz Jashari të gdhendur në granit. Këtë vepër glamuroze artistike e ka realizuar piktori Bajramali Idrizi nga Tetova. Ai këtë vepër e ka dorëzuar si dhuratë për familjen Jashari.


Biografia e Bajramali Idrizi-t
Bajramali Idrizi është piktor nga Tetova që jeton për shumë vite në Kopenhagë të Danimarkës. Ai ka studiuar në Prishtinë dhe në Danimarkë. Është i njohur për portrete veçanerisht ato të gravuara në granit.


Deri më tani ka mbajtur 2 ekspozita në Maribor të Sllovenisë dhe rreth 40 ekspozita në Danimarkë. Ka bërë dhe portretin e mbretëreshës së Danimarkës Margrete, të cilës ia ka dhuruar si dhuratë në pervjetorin e argjend të martesës me princin Henrik. Nga familja mbretërore daneze atëkohë morri dhe një falemenderim me mirënjohje.

Një vepër tjetër shumë me rëndësi e Bajramaliut është portreti i Adem Jasharit dhe Hamëz Jashari të gdhendur në granit që mund ta shihni në hyrje të Prekazit në Kosovë.

Bajramaliu ka bërë edhe shumë vepra të tjera  të çmuara të cilat ua ka dhuruar personaliteteve të njohura këtu në Danimarkë dhe personaliteteve të huaja me peshë, me qëllim që ata të ndikojnë dhe të lobojnë për shqiptarët gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999.



Bajramaliu tregon dhe vështirësitë e tij në jetën e tij si artist. Artistët si çdokund kanë vështirësitë e tyre, por këtu në Danimarkë kanë shumë përkrahje, ndërsa Bajramaliu nuk ka patur asnjë përkrahje nga institucionet në Maqedoni, as nga Shqipëria dhe as nga Kosova.

P.sh. Ai tregoi rastin e portretit të Adem Jasharit dhe Hamëz Jashrit të punuar në granit të cilën vepër e punoi në Danimarkë dhe e transportoi për në Kosovë.  Kur arriti në kufi të Kosovës nuk ia lejuan ta fut në Kosovë nga dogana e Kosovës dhe UNMIK –ut në mars të vitit 2000. Ai u detyrua atë ta sjellë përsëri në Danimarkë dhe atë ta mbulojë me një shtresë të bardhë (ngjyrë e trashë) që mos të duket portreti i Adem dhe Hamëz Jasharit, kështu vepra dukeshte si një granit i thjeshtë. Pastaj Bajramaliut i është dashtur edhe një javë punë që ti hiqet me precizitet të lartë ngjyra e bardhë, ashtu që mos të dëmtohet portreti i Adem dhe Hamëz Jasharit.

Ekspozitën e fundit, Bajramaliu e mbajti në Gjimnazin e Kopenhagës në nëntor 2012, në kuadër të festimit të 100 vjetorit të ditës së flamurit dhe pavarësisë së Shqipërisë.
Bajramaliu ende është aktiv dhe tani punon si tatuazhist këtu në Kopenhagë.


Nga: Bardhyl Islami

Read 2207 times Last modified on Thursday, 21 August 2014 22:19

Dita sot në Kopenhagë

Lindja e diellit në ora 7.32
Perendimi i diellit - ora 16.14
Shkurtimi i ditës për 8 orë e 45 minuta
Hëna e re doli me 7 nëntor
Hëna e plotë do të bëhet me 23 nëntor

Radio në Aktuale.dk

Ndëgjo Radio në popup Window

Lajme nëpërmjet e-mailit

© Aktuale.dk
design: chati.dk