Personalitete

Thursday, 10 October 2013 20:26

Biografia e këshilltarit Xhevat Isufi

Written by
Rate this item
(0 votes)
Biografi e shkurtër personale e këshilltarit të jashtëm të ministrisë së diasporës së Kosovës. Quhem Xhevat Isufi. Jam i lindur, më 14.09 1961 në fshatin Flamuras (ish Sankovc) nga babai Rifat Isufi dhe nëna Mevlide Grajcevci- Isufi.


Në kohën kur unë u linda në konakun e Zenel Brahimit, gjyshit tim të ndjerë, ishte gëzim i madh. Më madheshtor e bënte gëzimin pjesëmarrja e arsimdashësve bashkë më babin tim Rifatin për të cilin ato vite ishin vitet e para të punës së tij në arsim si mësues i gjuhës dhe letërsisë shqipe.

Gëzimi ishte edhe më i madh për nënën time e cila vinte nga dera patriotike e familjes se Kadri Bebës-Grajcevci së Ribarit të Madh të cilin komunistët sllav e pushkatuan pa gjygj si armik, si pjesëtar të Ballit Kombëtar në atë kohë.

Fëmijërinë time e kalova në mesin arsimtarëve të parë të Drenicës, në odën e gjyshit tim që ishte një shkollë e jetës prej së cilës mësova dhe u edukova mjaft. Prej kësaj kohe mbaj në mend iniciativat e babait dhe të shokëve të tij për ndërtimin e shkollës së parë në fshatin tonë si dhe për emërtimin e saj me emrin e rilindasit tonë patriotit Luigj Gurakuqi. Me kujtohen edhe iniciativat tjera që babai im bënte rreth hapjes së shkollave të reja në Drenicë dhe emërtimit të tyre si bie fjala ajo në Nekovc me emrin Bajram Curri ku edhe ishte drejtor i parë i saj.

Shkollën fillore e kreva në vendlindje ku për mësues të parë pata arsimdashësin Ruzhdi Isufi. Shkollën e mesme e mbarova në vitet 80 në gjimnazin Skënderbeu në Drenas, në drejtimin Shoqëroro-gjuhësor. Shkollën e Lartë Pedagogjike, degën Gjuhë dhe Letërsi shqipe e mbarova në Prishtin në vitin 1984. Pastaj kam vazhduar studimet në Fakultetin Filozofik dega Letërsi dhe gjuh ku i mbarova studimet. Po në atë vit kam zënë punë në shkollën fillore në vendlinjen time, në Flamuras të Drenasit si arsimtar i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe. Ishte kënaqësi e madhe për mua që të punoja bashkë më ish mësuesit e mi dhe si i ri kam bërë shumë aktivitete të ndryshme. Do të vecoja iniciativën time për ngritjen e bustit të Luigj Gurakuqit në kohën kur barbarët sërrb e kishin përdhosur atë në gjimnazin e komunës së Klinës.Me rastin e ngritjës së bustit të Luigj Gurakuqit kolektivi i shkollës më shpëbleu me Mirnjohje për punë dhe kontribut ma rastin e ngritjë së këti busti. E paharruar është edhe rivarrosja e eshtrave të simbolit tonë kombëtar Fazli Grajcevcit si dhe programin që përgatitem enkas për këtë ngjarje si dhe për festat tjera me karakter kombëtar.

Po ashtu në këtë vit shkollor kam siguruar për herë të parë ditarët vetëm në gjuhën shqipe në bashkpunim me shtypshkronjen “Dukagjini” në Pejë dhe i kam shpërndar nëpër të gjitha shkollat e Drenasit .Dhe në këto rrethan më është dashur ta lë Vendlindjën dhe të marr rrugën e mergimit.

Rrethanat e krijuara politike në ato kohë bën që shumë intelektualë të ndiqëshin për shkak të aktiviteteve të tyre kombëtare. Pas heqjes me dhunë të autonomisë së Kosovës nga pushtuesit sërrb dhe masave të dhunshme në shumë kuvende komunale mjaft intelektualë dhe aktivistë tëndryeshëm u detyruan t´a lënë

vendelindjen dhe të marrin rrugën e mërgimit. Në këto rrethana u detyrova të emigrojë edhe unë në Suedi.

Në Suedi erdha më 24 gusht të vitit 1992. Për emigrimin tim ishte e njoftuar edhe drejtoria e shkollës sime e cila me shumë respekt ma ruajti vendin tim të punës plot dy vite duke shpresua se një ditë do të jem ne mesin e tyre. Në këtë kontest u krijuan rrethana të reja drejt përkeqësimit të gjendje politike në Kosovë dhe kështu bëhej i pamundur kthimi në atdhe.

Që nga dita kur emigrova aktivitetin tim kombëtar nuk e kam ndërprerë për asnjë moment. Më një shtator të vitit 1992 në strehimorën Londegård organizova protesta kundër largimit të nxënësve shqiptarë dhe mbylljes së shkollave shqipe nga pushteti sërrb duke u solidarizuar me protestat që mbaheshinnato ditë në Kosovë. Po atë ditë e kam hapur shkollën shqipe në këtë strehimore dhe fillova të punojë me dy ndërrime me nxënësit shqiptarë .

Kjo shkollë ka funksionuar deri më 24 dhjetor të vitit 1992 pasiqë nga kjo datë jam shpërngulur në strehimorën e Köpinsvikut ku e kam organizuar prapë mësimin e gjuhës amtare bashkë me mësuesit Ramë Bullaku dhe Lumnije Kajtazi. Kjo shkollë ka funksionuar deri në fund të prillit të vitit 1994. Përvec mbajtes së mësimit kontribut të vecantë kam dhënë edhe në sensibilizimin e cështjes së Kosovës në Suedi dhe kam ndihmuar në grumbullimin e ndihmave dhe të tre përqindshit.

Pas kësaj kohe kam marrë lejeqendrim të përhershëm dhe jam shpërngulur në Svalöv. Aty kam filluar të mësojë gjuhën suedeze nëpër kurse të ndryshme dhe kam kryer në gjuhën suedeze Gjimnazin. Gjatë qëndrimi tim në këtë qytet kam organizuar grumbullimin e ndihmave për Kosovën si: tre përqindëshin, ndihmën për minatorë, dërgimin e kufomave në vendlindje, ndihmën shkollave në Kosovë ku do të vecoja tubimin kushtuar pesëdhjetë e tre vjetorin e rënies së tribunit popullor Shaban Polluzhës me qrast nga drenicasit me banim në Suedi tubuam 4000 dm dhe ua dërguam arsimtarëve të komunës së Drenasit.

Kam zënë punë në Svalöv në komunë me projektin tim që e pata përpiluar për Kosovën dhe ky projekt quhej ”Projekt Kosova”. Këtu pata rastin që të paraqes në të gjitha shkollat dhe organizatat punuese të kësaj komune kulturë , gjuhën dhe traditat tona kombëetare, njëkohësisht këtu paraqita edhe dhunën shumëvjeqare që ushtrohej mbi popullatën tonë në Kosovë. Ky projekt ishte bumerang për propagandën sërrbe për kombin shqiptarë.

Përvec aktivitetit informativ për Kosovën gjatë kësaj periudhe kam grumbulluar edhe ndihma humanitare dhe në bashkëpunim me aktivistin Kamer Bytyqin në Horbi kemi dërguar një kontigjent me ndihma humanitare prej 100m kub në organizatën humanitare ”Nëna Terze” në Prishtinë.

Në vitin 1997 kam zënë punë si arsimtar i gjuhës shqipe në komunën e Höganäsit ku edhe jam shpërngulur me familjen time. Në Höganäs kam hasur në mirëkuptim me përfaqësuesit e asamblesë komunale dhe jam pranuar antar i kryesisë së Organizatë Humanitare ”Loppan”. Përvec ushtrimit të detyrës së mësuesit kam vazhduar punën për sensibilizimin e cështjes sonë dhe me

organizimin e ndihmave për Kosovën. Në këtë periudhë në bashkëpunim edhe me shumë bashkatdhetarë tjerë ne Helsingborg, Ängelhom, Hörbi, Kristianstad, Karlskrona etj. kemi arritur të dërgojmë në Kosovë 13 mauna me ndihma humanitare, dy prej të cilave në Shqipëri në kohën e egzodit të kosovarëve atje.

Njëkohësisht këtë aktivitet e zhvilloj edhe sot. Sa për ilustrim do të vecojë vizitën e fundit (janar 2004) në Kosovë me kryesuesin e asamblesë komunale dhe përfaqësuesit e organizatës humanitare ”Loppan” me këtë rast ndihmuam më 15 000 euro varfënjakët në Mitrovicë, Drenicë e gjëtiu kurse Meritës së vogël iu mundësua sherimi në Suedi .Për Merita Hasanin nga Mirtovica edhe sot e kësaj dite kujdeset kjo organizatë dhee ndihmon matrialisht. Pra, edhe sot e kësaj dite funksionon në Höganäs, vazhdon programi i ushqimit, nga i cili program përfitojnë 17 familje varfnjake kosovare nga organizata humanitare Loppan ku dhe unë jam antar kryesije i kësaj organizate.Poashtu i është ndertuar shtëpija një Ushtari të lirisë në fshatin Krajkovë të Drenasit.Janë realizuar edhe dy projekte me bletë gjatë vitit 2008 – 2009 ku ka përfituar 60 familje nga pesë koshare me bletë dhe gjithë paisjen etyre. Jamë shumë krenarë që kam pasur rastin gjatë gjithë këtyre viteve të ndihmoj familjën time dhe Kosovën, atdheun tim të shtrenjët.

Në Malmö kam punuar një vit e gjysëm si arsimtar i gjuhës sonë dhe jam shkolluar në Shkollën e Lartë të Mësuesisë për të kompletuar përgatitjen e arsimtarit edhe për gjuhën suedeze. Atje pata rastin të mësojë format dhe metodat më bashkohore të mësimit të gjuhës.

Tani punojë arsimtar i gjuhës dhe letërsisë shqipe në komunën e Ängelholmit ku përvec mësimit të rregulltë më nxënës përpiqem që të organizoj edhe aktivitete të ndryshme të lira për festat tona kombëtare që kanë për qëllim ruajtjen e traditave dhe vlerave tona kulturore. Për ilustrim do të vecoja pjesëmarrjen e nxënësve tonë nga kjo komunë në Festivalin e Berlinit (Ditët e kulturës shqiptare në diasporë) ku nxënësit tanë morën vendin e tretë në një konkurencë të fortë. Me nxënësit e kësaj komune që nga viti 2002 për cdo vit e kemi vizituar Kosovën me ftesë të MASHT –it dhe Minstrisë së Kulturës dhe për cdo festë tonë kombëtare e kemi organizuar programe kulturo artistike me nxënës të cilat janë mirpritur nga prindërit, publiku që në numër ka qen i shumtë etj. Edhe më tutje do të përpiqëm që të kontribojë dhe punojë në mënyrë që gjuha jonë të ruhet dhe të kultivohet më tutje.

Edhe sot vazhdoj të kontriboj në aspektin intelektuale, kulturor,kombëtar e humanitar në Suedi.E veqanta e këtij viti është Vizita Atdheut në 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë ku e realizuam , vizituam Prishtinën, Prekazin, Vushtrrinë, Gllogjanin, Deqanin, Gjakovëv, Vlorën dhe Kryjën e Skënderbeut.

Me kënaqësi e kryej punën e mësuesit në Komunën e Ängelholmit, Sekretar i Shoqatës humanitare “Loppan” në Höganes dhe Këshilltar i Jashtëm i Minstrit të Diasporës z. Ibram Makolli.



Ängelholm

Vit historik për popullin shqiptar, viti i Pavarësisë

Read 2075 times Last modified on Sunday, 27 October 2013 23:12

Dita sot në Kopenhagë

Lindja e diellit në ora 4.32
Perendimi i diellit - ora 21.54
Shkurtimi i ditës për 0 orë e 5 minuta
Hëna e re do të dalë me 13 korrik
Hëna e plotë u bë me 28 qershor

21 qershori, dita më e gjatë e vitit

Radio në Aktuale.dk

Ndëgjo Radio në popup Window

Lajme nëpërmjet e-mailit

© Aktuale.dk
design: chati.dk