Një nga vendet tani më të njohura për vizitorë dhe që ia vlen të vizitohet nga gjithë bashkatdhetarët në diasporë dhe në atdhe, është Prekazi në Kosovë - vendlindja e Adem Jasharit. Në të do të shini gjurmë dhe fakte nga lufta çlirimtare e UÇK me në krye komandantin legjendar Adem Jashari.
Përvec këtyre do të shihni dhe një vepër shumë të rendesishme artistike në hyrje të Prekazit. Ajo vepër artistike është piktura - portreti i Adem Jasharit dhe Hamzëz Jashari të gdhendur në granit. Këtë vepër glamuroze artistike e ka realizuar piktori Bajramali Idrizi nga Tetova. Ai këtë vepër e ka dorëzuar si dhuratë për familjen Jashari.