Fjala e Redaksisë

Revista AKTUALE është revista e vetme shqipe e pavarur në Danimarkë. Revista elektronike mujore AKTUALE botohet çdo të 1-in e muajit dhe mund ta lexoni falas ne internet. Arsyet se pse e botojmë revistën aktuale janë: që të njoftojmë lexuesin për veprimtarinë e shqiptarëve në Danimarkë, të informojmë shqiptarët në Danimarkë sa më afër me sistemin ligjor danez dhe te rejat nga vendlindja, dhe që të ngrisim vetëdijen kulturore, qytetare dhe kombëtare të shqiptarëve në Danimarkë duke u integruar sa më afër në shoqërinë ku jetojnë.

Revista aktuale do t’iu shërbejë të gjitha shtresave të bashkatdhetarëve. Në të lexuesi do të gjejë çdo gjë që ndodh në ambientin që na rrethon, që nga historia jonë e lashtë dhe gjer në ditët tona.
Në revistën aktuale, rëndësi të veçantë do t’u kushtojmë edhe reklamave, njoftimeve të bashkatdhetarëve që veprimtarinë e tyre e kanë të shtrirë në Skandinavi e në vendlindje.

I dashur lexues redaksia e revistës aktuale është e hapur me të gjithë. Prandaj, dhe Ju mund të jeni një bashkëpunëtor në këtë revistë duke shkruar artikuj, letra, pyetje dhe probleme të ndryshme, kritika dhe mendime, në mënyrë që kjo revistë të bëhet sa më interesante për gjithë lexuesit.

Revista aktuale në fillim dilte së botuari në mënyrë elektronike dhe e shtypur ne letër. Numri 1 u botua me 1 qershor 2003, numri 2 me 1 tetor 2003, ndërsa numri 3 me 15 dhjetor 2003. Nga kjo datë e deri në botimin e numrit të 4, në mungesë të financave revista aktuale u ndalua së botuari.


Nga numri 4 (i cili doli me 1 shkurt 2007), revista del në botim vetëm në mënyrë elektronike / online, dhe tani besojmë me ndihmën e juaj do të jetë jetëgjatë revista e vetme e pavarur shqipe në Danimarkë "aktuale".

 

Nga numri 65 botuar me datë 1 tetor 2012, Revista AKTUALE ndërroi pamjen, përmbajtjen, logon, dizajnin dhe webfaqen.

 

Me nderime
REDAKSIA aktuale

Dita sot në Kopenhagë

Lindja e diellit në ora 7.32
Perendimi i diellit - ora 18.20
Shkurtimi i ditës për 6 orë e 39 minuta
Hëna e re do të dalë me 19 tetor
Hëna e plotë u bë me 5 tetor

Radio në Aktuale.dk

Ndëgjo Radio në popup Window

Lajme nëpërmjet e-mailit

© Aktuale.dk
design: chati.dk