Njoftime

Tuesday, 28 February 2017 22:00

ZONË E RE E PAGESËS PËR PARKING NË KOPENHAGË Featured

Written by
Rate this item
(0 votes)
Nga 1 mars 2017 qyteti i Kopenhagës ndryshoi zonat e parkimit. Kjo do të thotë më pak vende parkimi pa pagesë dhe më shumë rregulla që ju duhet të mbani kur ju të vizitoni kryeqytetin. Nëse jeni banor në këtë zonë, ju duhet të vendosni a duhet të mbani veturën tuaj apo ta shitni për të kompensuar çmimin e ri të licencës.

Ndryshimet do të thonë, shtimin e një zone të re të verdhë të pagesave për parkim, e cila mbulon Østerbro’n e jashtme, Nørrebro dhe pjesë të mëdha të Valby. Në të njëjtën kohë, zona e kuqe do të zgjërohet drejt Nørresøgade dhe Søtorvet.

 

Me rregullat e reja, ju duhet të paguani për parkim tërë ditën nga e hëna në mëngjes në ora 8.00 deri të shtunën në ora 17.00. Parkimi është pa pagesë: nga e shtuna ora 17.00 deri të hënën 8.00, të dielat dhe ditët e festave.

 

Ka çmime të ndryshme për parkim në 4 zona të pagesës në Kopenhagë. Sa më afër qendrës së qytetit, aq më shtrenjtë bëhet pagesa për parkim. Bileta e parkimit vlen në zonën ku është blerë dhe në një zonat tjera që janë më lirë se zona ku është blerë bileta. Kjo do të thotë se bileta nga zona kuqe mund të përdoret gjithashtu në zonën e gjelbër, të kaltër dhe të verdhë, gjithashtu dhe bileta nga zona e gjelbër mund të përdoret gjithashtu në zonën e kaltër.

 

Çmimi për orë - ditën (nga ora 08-18)

 

Zona e kuqe 35 kr./për orë

Zona e gjelbër 19 kr./për orë

Zona e kaltër 11 kr./për orë

Zona e verdhë 9 kr./për orë

 

Çmimi për orë - në mbrëmje (nga ora 18-23)

 

Të gjitha zonat 13 kr./për orë, ndërsa në zonën e verdhë kushton 9 kr./për orë

 

Çmimi për orë gjatë ditëve të punës - natën (E hënë – E Premte nga ora 23 - 08 dhe të shtunën nga ora 00 - 08.), në të gjitha zonat kushton 5 kr./për orë

 

Biletat për parkim në qytetin e Kopenhagës mund të blehen në aparatet e parkimit, me mobil, dhe nëpërmjet internetit në www.pbutikken.kk.dk

 

Për më shumë info lexoni në www.kk.dk/parkering

 

Nga: Bardhyl islami

Read 481 times Last modified on Tuesday, 28 February 2017 22:02

Dita sot në Kopenhagë

Lindja e diellit në ora 7.32
Perendimi i diellit - ora 18.20
Shkurtimi i ditës për 6 orë e 39 minuta
Hëna e re do të dalë me 19 tetor
Hëna e plotë u bë me 5 tetor

Radio në Aktuale.dk

Ndëgjo Radio në popup Window

Lajme nëpërmjet e-mailit

© Aktuale.dk
design: chati.dk