Njoftime

Friday, 26 October 2018 15:34

Zgjërohet p-zona me kohë të kufizuar në Kopenhagë

Written by
Rate this item
(0 votes)
Nga 28 nëntor 2018 do të zgjerohet p-zona me kohë të kufizuar për parking të veturave në Kopenhagë edhe në 3 zona të reja në qytet, zona Nordvest, Valby dhe Islands Brygge.

Këto 3 zonat e qytetit janë shumë të ngjeshura me vetura nga zonat tjera të qytetit që parkohen falas. Vet banorët që jetojnë në këto 3 zona shpesh kanë probleme që të gjejnë parking për veturat e tyre para adresës së banimit.

Nga 28 nëntor 2018 mund të parkohet në këto 3 zona vetëm 3 orë falas nga ora 8-19 në ditët e punës, ndërsa në vikend dhe ditët e festäve nuk vlen ky rregull. Mbi 3 orë parkim në ditët e punës mund të blehet biletë parkimi. Banorët që jetojnë në këto 3 zona mund të aplikojnë në komunën e Kopenhagës ose në këtë link për licensë parkimi në këto zona duke argumentuar adresën e banimit apo të vendit të punës.

Gjithë banorët e këtyre 3 zonave janë njoftuar me letër elektronike në eboks nga komuna e Kopenhagës.

Nga: Bardhyl Islami

Read 563 times

Dita sot në Kopenhagë

Lindja e diellit në ora 4.34
Perendimi i diellit - ora 21.53
Shkurtimi i ditës për 0 orë e 9 minuta
Hëna e re doli me 2 korrik
Hëna e plotë do të bëhet me 16 korrik

Radio në Aktuale.dk

Ndëgjo Radio në popup Window

Lajme nëpërmjet e-mailit

© Aktuale.dk
design: chati.dk