Njoftime

Tuesday, 26 February 2019 20:46

Thirrje Publike për Diasporën për Zgjedhjet për Kryetar të R. së Maqedonisë së Veriut 2019

Written by
Rate this item
(0 votes)
Njoftohen të gjithë shtetasit e Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët gjenden me punë ose qëndrim të përkohshëm në Danimarke se më datë 21 prill 2019 do të mbahen Zgjedhjet për Kryetar të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 

Thirrje për shqyrtim publik në Listën zgjedhore dhe kërkesa për regjistrim, plotësim ose fshirja e të dhënave në Listën zgjedhore

Thirren shtetasit e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Danimarke, të cilët duan të realizojnë të drejtën e tyre zgjedhore, të kryejnë shqyrtim në ekstraktet e veçanta të Listës zgjedhore në selitë e Përfaqësive diplomatiko-konsullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Danimarke, Kopenhage, në аdrese: H.C. Andersens Boulevard 37, 2.tv. 1553 Copenhagen V, në periudhën prej datës 23 shkurt deri më 14 mars 2019. Gjatë shqyrtimit, shtetasit e Republikës së Maqedonisë, para personit kompetent identifikohen me dokument udhëtimi ose letërnjoftim (kartë identiteti) valid të lëshuar nga autoritet kompetent i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 Shqyrtimi mund të kryhet edhe nëpërmjet faqes së internetit të Komisionit shtetëror zgjedhor http://www.sec.mk/?lang=sq.

 Shtetasit e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Danimarkë, kërkesat për regjistrim, plotësim ose fshirjen e të dhënave në Listën zgjedhore, i dorëzojnë në periudhën prej 23 shkurt deri më 14 mars 2019.  

 

Dita e fillimit dhe përfundimit të paraqitjes për të votuar

Në periudhën prej më 08 shkurt deri më 14 mars 2019, fletëparaqitjen për votim, të nënshkruar personalisht e dorëzon në Përfaqësinë diplomtiko-konsullore, përkatësisht zyrën konsullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Danimarke, Kopenhage, në Danimarke, ne adresen: H.C. Andersens Boulevard 37, 2.tv. 1553 Copenhagen V, ose dërgohet nëpërmjet web-aplikacionit të vendosur në web-faqen e Komisionit shtetëror zgjedhorhttp://www.sec.mk/?lang=sq, për shtetasit të cilët gjenden me punë ose qëndrim të përkohshëm jashtë vendit më shumë se 3 (tre) muaj ose më shumë se 1 (një) vit.

 

Dokumentet e duhura

Shtetasit e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilët paraprakisht para autoritetit kompetent kanë paraqitur punën ose qëndrimin e përkohshëm, përkatësisht shtetasit të cilët i ka të evidentuar Ministria e punëve të brendshme, parashtrojnë vetëm fletëparaqitje.

Shtetasit e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilët paraprakisht para autoritetit kompetent të Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk kanë paraqitur punën ose qëndrimin e tyre të përkohshëm jashtë vendit, përkatësisht shtetasit të cilët Ministria e punëve të brendshme nuk i ka të evidentuar për punën ose qëndrimin e tyre të përkohshëm jashtë vendit, dhe atë:

  • Dokument / vërtetim ose kopje të dokumentit për të dëshmuar punën ose qëndrimin e përkohshëm jashtë vendit më shumë se 3 (tre) muaj ose më shumë se 1 (një) vit, ose
  • Leje qëndrimi ose kopje të dokumentit të punës ose qëndrimit jashtë vendit, të lëshuar nga shteti përkatës.

 

Sqarim cili mund të votojë dhe ku do do të zbatohet votimi

Të drejtë vote kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilët e kanë paraqitur vendbanimin e fundit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ndërsa në ditën e votimit përkohësisht qëndrojnë më shumë se 3 muaj në Danimarke ose janë me punë ose qëndrim të përkohshëm më shumë se një vit Danimarke, në përputhje sipas evidentimit nga autoriteti kompetent, të cilët prej datës 08 shkurt deri më 14 mars 2019, kanë dorëzuar fletëparaqitje për votim dhe janë të regjistruar në ekstraktin e veçantë të listës zgjedhore.

 

Në zgjedhjet për Kryetar të Republikës së Maqedonisë së Veriut, mund të votojnë vetëm shtetasit e Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët gjenden me punë ose qëndrim të përkohshëm jashtë vendit, të cilët kanë dorëzuar fletëparaqitje për votim dhe janë të regjistruar në ekstraktet e veçanta të Listës zgjedhore. Të gjithë shtetasit e tjerë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilët kanë të drejtë vote ndërsa nuk kanë dorëzuar fletëparaqitje për votim, do të regjistrohen në ekstraktet e Listës zgjedhore për votim në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në përputhje me paraqitjen e fundit të vendbanimit të tyre në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

 

Votimi do të mbahet më 20 prill 2019-të (e shtunë), në periudhën kohore prej orës 07:00 deri në ora 19:00, në selitë e Përfaqësive diplomatiko-konsullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, përkatësisht zyrat konsullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Danimarke, Kopenhage ne adresen: H.C. Andersens Boulevard 37, 2.tv. 1553 Copenhagen V.

Kontrolloni të dhënat tuaja në listën zgjedhore të diasporës së R.M.V. https://izbirackispisok.gov.mk/dijaspora

Kontrolloni të dhënat tuaja në listën zgjedhore në vendlindjen tënde të R.M.V. https://izbirackispisok.gov.mk/

 

Burim Info: Komisioni Shtetëror Zgjedhor i R. së Maqedonisë së Veriut

Read 441 times Last modified on Tuesday, 26 February 2019 21:16

Dita sot në Kopenhagë

Lindja e diellit në ora 5.49
Perendimi i diellit - ora 20.37
Shkurtimi i ditës për 2 orë e 39 minuta
Hëna e re do të dalë me 30 gusht
Hëna e plotë u bë me 15 gusht

Radio në Aktuale.dk

Ndëgjo Radio në popup Window

Lajme nëpërmjet e-mailit

© Aktuale.dk
design: chati.dk