Njoftime

Wednesday, 20 February 2019 21:31

Shkolla Verore 2019 - për fëmijët e diasporës Featured

Written by
Rate this item
(0 votes)
Të nderuar mërgimtarë! Agjencioni për Migracion i R. së Maqedonisë së Veriut, organizon Shkollë Verore për mësimin e gjuhës amtare (maqedonisht dhe shqip) që u dedikohet fëmijëve të mërgimtarëve nga Diaspora.

 

Ju njoftojmë se Shkolla Verore e gjuhës amtare që i dedikohet fëmijëve të diasporës, me qëllim të mësimit të gjuhës amtare të cilën Agjencioni për Migracion organizon për çdo vit, mësimi do të mbahet prej më 22-28 korrik të vitit 2019. Vendosja do të bëhet në hotel në Ohër.

Shkolla verore i dedikohet fëmijëve të diasporës. Fëmijët të jenë të moshës prej 12-16 vjeç. Mësimi i gjuhës amtare në këtë shkollë do të zhvillohet një here në ditë, paradite në kohëzgjatje prej një orë e gjysëm. Nxënësit do të jenë të ndarë në dy grupe dhe ato në grupin fillestar dhe të avancuar.

Përveç mësimi klasik të gjuhës do të mbahet edhe puntori edukative, aktivitete sportive, ekskurzione dhe vizita të vendeve të cilët janë interes të fëmijëve në qytet.

Udhëtimi deri në Ohër do të jetë në organizim të prindërve. Në “Shkollën Verore” mund të marrin pjesë të gjithë të interesuarit, pa selektim paraprak. Nxënësit duhet të jenë të moshës prej 12-16 vjet. Ju lutemi për pjesëmarrjen tuaj të paraqiteni në internet adresën e Agjencisë për Migracion: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it. ose This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it..

Për informatat më të hollësishme për programin dhe akomodimin do të ju informojmë në vijim.

Me respekt

Nusret Kovaçi

Agjencioni për Migracion i R. Së Maqedonisë së Veriut

Rr. Maqedonia Nr.19

1000 Shkup - Maqedonia e Veriut

Tel. +389 (02) 3118 633 

Mob. +389 (0) 71 879 195 

www.minisel.gov.mk

 

 

Read 298 times

Dita sot në Kopenhagë

Lindja e diellit në ora 6.01
Perendimi i diellit - ora 20.19
Zgjatja e ditës për 7 orë e 22 minutë
Hëna e re doli me 5 prill
Hëna e plotë do të bëhet me 19 prill

Radio në Aktuale.dk

Ndëgjo Radio në popup Window

Lajme nëpërmjet e-mailit

© Aktuale.dk
design: chati.dk