Njoftime

Monday, 02 April 2018 11:00

NJOFTIM: Përfaqësues nga AM vizitojnë diasporën në Danimarkë

Written by
Rate this item
(1 Vote)
Përfaqësues nga Agjencioni për Migracion (AM) i Republikës së Maqedonisë do të bëjnë një xhiro nëpër Europë për të takuar diasporën maqedone dhe shqiptare nga Republika e Maqedonisë që jetojnë në shtetet e Europës.

Këta përfaqësues do ta njoftojnë diasporën me shërbimet e AM, do të marrën informate për hallet dhe brengat e diasporës si dhe do të shpërndajnë libra në gjuhën maqedone dhe shqipe për nxënësit në diasporë.

Të dielën me 15 prill, paradite këta përfaqësues do të takojnë diasporën maqedonase në shoqatën Shën Kirili dhe Metodij në Kopenhagë, ndërsa nga ora 13.30 këta përfaqësues do të jenë në lokalin e ”Klubit 2009 Vorca” në Kopenhagë në adresën Provstevej 16, Kopenhagë NV 2400 do të takojnë diasporën shqiptare në Danimarkë.

Ftohen gjithë diaspora shqiptare në Danimarkë për pjesëmarrje.

 

Me nderime

Agjencioni për Migracion i R. Maqedonisë

Read 1209 times Last modified on Monday, 02 April 2018 11:11

Dita sot në Kopenhagë

Lindja e diellit në ora 7.32
Perendimi i diellit - ora 16.14
Shkurtimi i ditës për 8 orë e 45 minuta
Hëna e re doli me 7 nëntor
Hëna e plotë do të bëhet me 23 nëntor

Radio në Aktuale.dk

Ndëgjo Radio në popup Window

Lajme nëpërmjet e-mailit

© Aktuale.dk
design: chati.dk