Njoftime

Tuesday, 19 June 2018 22:27

NJOFTIM: Agjencioni për Migracion i R.Maqedonisë organizon Shkollë verorë për fëmijët në mërgim

Written by
Rate this item
(0 votes)
Të nderuar mërgimtarë! Ju njoftojmë për Shkollën verore në të cilën do të mbahet mësim i gjuhës amtare (maqedonisht për maqedonët dhe shqip për shqiptarët) për fëmijët pasardhës të mërgimtarëve nga Maqedonia.

Agjencioni për Migracion organizon falas për çdo vit shkollë verore me mësimin e gjuhës amtare dhe sivjet shkolla verore do të mbahet prej 26 korrik deri më 1 gusht 2018. Fëmijët do të vendosën në Hotelin Qendra e Kongresit, lagja Konjsko, në Ohër.
Shkolla verore ose kampi është i dedikuar për pjesëmarrësit nga mërgata. Për pjesëmarrjen e fëmijëve duhet të jenë të moshës 12 vjeç deri më 16 vjeç.

Mësimi i gjuhës amtare gjatë qëndrimit në kampin, mësimi do të zhvillohet paradite dhe atë në kohëzgjatje prej një orë e gjysmë. Nxënësit do të ndahen në dy grupe dhe atë grupi fillestar dhe të avancuar.
Përveç mësimit klasik të gjuhës, fëmijët do të mësojnë në punëtori edukative, aktivitete sportive, ekskursione dhe vizita në disa vende më interesante në qytet.
Transporti deri në Ohër i fëmijëve do të duhet të organizohet nga prindërit, ndërsa gjithcka tjetër e mbulon Agjencioni për Migracion i R.M.
Në “Shkollën Verore” mund të marrin pjesë të gjithë të interesuarit, pa i përzgjedhur paraprakisht. Nxënësit duhet të jenë të moshës 12 vjeç deri më 16 vjeç.
Ju lutem për pjesëmarrjen do të duhet të paraqiteni në internet adresën e Agjencisë për Migracion: e-mail: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it..

Burim info: Agjencioni për Migracion i R. Maqedonisë

 

Bashkëngjitur me këtë artikull (më poshtë) keni dhe programin e Shkollës Verore nga 26 korrik deri më 1 gusht 2018 në Ohër.

Read 497 times Last modified on Tuesday, 19 June 2018 22:43

Dita sot në Kopenhagë

Lindja e diellit në ora 7.32
Perendimi i diellit - ora 16.14
Shkurtimi i ditës për 8 orë e 45 minuta
Hëna e re doli me 7 nëntor
Hëna e plotë do të bëhet me 23 nëntor

Radio në Aktuale.dk

Ndëgjo Radio në popup Window

Lajme nëpërmjet e-mailit

© Aktuale.dk
design: chati.dk