Njoftime

Sunday, 07 October 2018 09:00

Nata Kulturore 2018 në Kopenhagë Featured

Written by
Rate this item
(0 votes)
Të premten me 12 tetor 2018 nga ora 17.00 deri më 05.00 mbahet "KULTURNAT" nata kulturore në Kopenhagë. Kjo është një traditë që organizon komuna e Kopenhagës për disa vite me rradhë.

Nata kulturore është ngjarja më e madhe vjetore njëditore e qytetit të Kopenhagës. Ditën e premte kur shkollat fillojnë pushimin vjeshtor një javësh, Kopenhaga hap qytetin dhe krijon një mbrëmje festive që ka qenë një nga ngjarjet kulturore më të ndjekura dhe të njohura të Kopenhagës për më shumë se 20 vjet.

Më shumë se 230 muze, teatro, biblioteka, kisha, ministri, parqe dhe vende në të gjithë qytetin mirëpresin vizitorë. Ngjarje të mrekullueshme dhe të mëdha tregojnë se qyteti është përfaqësuar gjërësisht kur tregon shumë aspekte të jetës kulturore.

Nata e kulturës është një ngjarje e madhe takimi, ku e gjithë jeta kulturore e qytetit po shkrihet dhe hapet për gëzim dhe frymëzim për të gjithë ne. Të gjithë organizatorët bëjnë çmos për t’u dhënë vizitorëve të natës kulturore një natë të jashtëzakonshme. Arranzhmanet që janë të përfshira në program duhet të jenë unike dhe në aspektin e shqyrtimit dhe cilësisë. Ne e quajmë atë cilësi të natës kulturore- shprehen organizatorët e natës kulturore.

Nëse e bleni një "KULTURPAS" pasaportë kulturore prej 95 korona daneze (12 euro), atëherë keni hyrje në të gjitha aktivitetet falas (institucionet shtetërore, muzeumet, spitalet, objektet fetare, shoqatat, klubet, Televizioni shtetëror DR, etj.), dhe udhëtimet me trafikun urban janë poashtu falas (trenat, autobusat dhe metro'të) nga zona 1-99.

Pasaportën kulturore mund ta bleni në të gjitha kioskat e 7.elleven, stacionet e trenave dhe në të gjitha bibliotekat e qytetit.

Për fëmijët ka poashtu shumë aktivitete dhe për gjithë fëmijët nga mosha 0 deri më 12 vjet edhe pasaporta kulturore është falas.

Lexoni programin për natën kulturore këtu

PS: Vlen të theksohet se nga 5 shoqatat shqiptare, 3 klubet shqiptare dhe 3 radio lokale në gjuhën shqipe (radio projekt, radio antena, radio ZIK) të rregjistruara në Kopenhagë, asnjëra nuk organizon asgjë për të promovuar kulturën shqiptare përpara danezëve dhe gjithë turistëve në Kopenhagë. Thuajse shqiptarët nuk kanë për të prezentuar asgjë!!!

Bashkësia Islame Shqiptare në Kopenhagë është e vetmja nga shqiptarët që ka zgjedhur të prezentojë lokalet e xhamisë shqiptare në Kopenhagë, vlerat e fesë islame dhe do t'iu përgjigjen pyetjeve të vizitorëve dhe turistëve në Kopenhagë.

Këtu është plani i trafikut urban në qytetin e Kopenhagës

Nga: Bardhyl Islami

Read 304 times Last modified on Sunday, 07 October 2018 09:15

Dita sot në Kopenhagë

Lindja e diellit në ora 7.32
Perendimi i diellit - ora 16.14
Shkurtimi i ditës për 8 orë e 45 minuta
Hëna e re doli me 7 nëntor
Hëna e plotë do të bëhet me 23 nëntor

Radio në Aktuale.dk

Ndëgjo Radio në popup Window

Lajme nëpërmjet e-mailit

© Aktuale.dk
design: chati.dk