Njoftime

Saturday, 01 October 2016 18:53

KULTURNATTEN - NATA KULTURORE NË KOPENHAGË Featured

Written by
Rate this item
(0 votes)
Të premten me 14 tetor 2016 nga ora 17.00 deri më 05.00 mbahet "KULTURNAT" nata kulturore në Kopenhagë. Kjo është një traditë që organizon komuna e Kopenhagës për disa vite me rradhë. Në këtë natë kulturore mbahen rreth 500 aktivitete në gjithë regjionin e Kopenhagës dhe Frederiksbergut.

 

Nëse e bleni një "KULTURPAS" pasaportë kulutore prej 90 korona daneze (12 euro), atëherë keni hyrje në të gjitha aktivitetet falas (institucionet shtetërore, muzeumet, spitalet, objektet fetare, shoqatat, klubet, Televizioni shtetëror DR, etj.), dhe udhëtimet me trafikun urban janë poashtu falas (trenat, autobusat dhe metro'të).

 

 

Pasaportën kulturore mund ta bleni në të gjitha kioskat e 7.elleven, stacionet e trenave dhe në të gjitha bibliotekat e qytetit.

Për fëmijët ka poashtu shumë aktivitete dhe për gjithë fëmijët nga mosha 0 deri më 11 vjet edhe pasaporta kulturore është falas.

Lexoni programin për natën kulturore këtu

 

Vlen të theksohet se nga 5 shoqatat shqiptare, 3 klubet shqiptare, 3 radio lokale ne gjuhen shqipe (radio projekt, radio antena, radio ZIK) dhe 1 televizion lokal (RTVZIK) ne gjuhen shqipe të rregjistruara në Kopenhagë, asnjëra nuk organizon asgjë për të promovuar dicka shqiptare përpara danezëve dhe gjithë turistëve në Kopenhagë. Thuajse shqiptarët asgje skane per te prezentuar!!!

Vetëm xhamia shqiptare në Kopenhagë ka zgjedhur te prezentoje xhaminë shqiptare në Kopenhagë, fenë islame dhe do t'iu përgjigjen pyetjeve të vizitorëve.

 

 

Nga: Bardhyl Islami

 

Këtu është plani i trafikut urban në qytetin e Kopenhagës

Read 2924 times Last modified on Sunday, 02 October 2016 19:01

Dita sot në Kopenhagë

Lindja e diellit në ora 5.36
Perendimi i diellit - ora 20.53
Shkurtimi i ditës për 2 orë e 10 minuta
Hëna e re doli me 11 gusht
Hëna e plotë do të bëhet me 26 gusht

Radio në Aktuale.dk

Ndëgjo Radio në popup Window

Lajme nëpërmjet e-mailit

© Aktuale.dk
design: chati.dk