Njoftime

Saturday, 23 April 2016 11:00

Ditët e Kulturës Shqiptare në Danimarkë

Written by
Rate this item
(0 votes)
Shqiptaret e Danimarkes mbajne manifestimin kulturor “Ditët e kulturës Shqiptare ne Danimarke”.  Manifestimi mbahet nga data 24 prill deri me 2 maj 2016. Ky manifestim organizohet nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kopenhagë në bashkëpunim me Ministrinë e Diasporës së Kosovës dhe RTVZiK dhe mbëshhtetur nga Bashkia e Frederiksbergut, Shoqata ’97, Shoqata “Zenel Hasani”, Shoqata “Rrënjët Shqiptare në Skandinavi” dhe Caffe Maccador me pronar Fejsal Dalipi.



Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Danimarkë SH.T.Z. Kastriot ROBO, fton gjithe shqiptaret të marrin pjesë në aktivitetin “Ditët e Kulturës Shqiptare”

Programi i manifestimit - Ditët e Kulturës Shqiptare – Kopenhagë

24 prill – turnir ne futboll


25 prill – shfaqja e filmit përrallë nga e kaluara” (komedi) ne Shoqatën “Zenel Hasani”


30 prill – ora 18 – 24 - ekspozitë e artistit tetovar Zeqir Memeti dhe mbrëmje muzikore në Shoqatën ‘97


1 Maj – Frederiksbergs rådhus – adresa: Frederiksberg City Hall, Smallegade 1, 2000 Frederiksberg
-    17:00-17:15 - Pritja e të ftuarve
-    17:15-17:40 - Fjala e hapjes nga Ambasadori i Shqipërisë në Danimarkë Sh.T.Z. Kastriot Robo
-    Fjalë përshëndetëse nga Kryetari i Bashkisë së Frederiksbergut, z. Jorgen Glenthoj
-    Fjalë përshëndetëse nga Ministri i Diasporës së Kosovës, Sh.T.Z. Valon Murati
-    17:45-18:45  Vizitë e të pranishmëve
Ekspozitë me punime të artistit Zeqir Memeti
Ekspozitë me piktura te artistëve shqiptarë banues në Danimarkë
Ekspozitë me veshje kombëtare shqiptare
Stendë për Shqipërinë si destinacion turistik
Stendë me produkte ushqimore shqiptare
Gatime të kuzhinës tradicionale e trevave shqiptare për të ftuarit, ofruar
nga Fejsal Dalipi, Café Moccador.
-    18:45-23:00
Koncert me muzikë shqiptare ku të ftuar do të jenë artistët Shqiponjat e
Halmstadit, SHKA Okarina, grupet folklorike Oda e Berlinit dhe Zenel
Hasanit, këngëtarët e mirënjohur Shpat Kasapi, Enver e Jimilian Ismaili,
Sherif dhe Saranda Hasani, Irena Krasniqi dhe Murat Alili-Muro.


2 Maj – Frederiksbergs rådhus – adresa: Frederiksberg City Hall, Smallegade 1, 2000 Frederiksberg
-    12:00 - 14:00 - Shfaqja e filmave shqiptarë
Nënë Tereza
Gjenerali i ushtrisë së vdekur
-    14:00-15:30
Prezantim nga Ambasadori SH.T.Z. Kastriot Robo i librit për Shqipërinë,
“Født til at leve livet” publikuar nga Bjarne Dinesen

Nga: Bardhyl Islami

Read 874 times Last modified on Saturday, 23 April 2016 11:00

Dita sot në Kopenhagë

Lindja e diellit në ora 8.30
Perendimi i diellit - ora 15.35
Shkurtimi i ditës për 10 orë e 23 minuta
Hëna e re do të dalë me 18 dhjetor
Hëna e plotë u bë me 3 dhjetor

Radio në Aktuale.dk

Ndëgjo Radio në popup Window

Lajme nëpërmjet e-mailit

© Aktuale.dk
design: chati.dk