Lajme

Aktuale.dk - Aktuale
Ju që punoni profesionin e zgjedhur pa dëshirën tuaj dhe që jeni të diplomuar në atdhe, nëse doni të punoni profesionin që ju fle në zemër dhe që jeni i diplomuar në atdhe për atë profesion, tani e keni mundësinë që diploma e juaj të verifikohet dhe në Danimarkë e të punoni atë që doni me zemër e jo me mendje.
Sunday, 30 September 2012 15:54

Blej biletë udhëtimi me SMS në Kopenhagë

Written by
Nëse doni të udhëtoni me autobus, tren apo metro në Kopenhagë, ju duhet të bleni vetëm 1 biletë që vlen për cilindo lloj mjeti të transportit, dhe këtë biletë tani mund ta bleni me sms. Kjo biletë vlen brenda Kopenhagës dhe për ato zona që vet i porositni.
Saturday, 22 September 2012 16:44

Kupa e pavarësisë mbahet në Kopenhagë

Written by
TURNIR NË FUTBOLL TË VOGËL (3+1) ME RASTIN E 100 VJETORIT TË PAVARËSISË SË SHQIPËRISË (vetëm për të riturit). Turniri mbahet të dielën me 25 nëntor 2012 nga ora 9.00, Në sallën e shkollës së Tingbjerg-ut (adresa: Skolesiden 2, Brønshøj 2700) - Danimarkë
Saturday, 22 September 2012 14:35

TV Aktuale-live

Written by
Nga dita e enjte me datë 13 mars 2008 filloi me emitim të programeve TV shqip nga Kopenhaga - TV AKTUALE. Për këtë Tv është i angazhuar ekipi i Revistës "aktuale" i cili ka lansuar tv aktuale nga janari i 2008, por në mungesë kohe, me 13 mars emituam dhe emisionet e para nga shqiparët e Danimarkës. Tv Aktuale emiton emisione muzikore, edukativo-arsimor dhe argëtues, 24 orë shqip. Shikim të këndshëm.    
Saturday, 01 September 2012 18:13

Facebook

Written by
...
Wednesday, 15 August 2012 18:51

Fjala e Redaksisë

Written by
Revista AKTUALE është revista e vetme shqipe e pavarur në Danimarkë. Revista elektronike mujore AKTUALE botohet çdo të 1-in e muajit dhe mund ta lexoni falas ne internet. Arsyet se pse e botojmë revistën aktuale janë: që të njoftojmë lexuesin për veprimtarinë e shqiptarëve në Danimarkë, të informojmë shqiptarët në Danimarkë sa më afër me sistemin ligjor danez dhe te rejat nga vendlindja, dhe që të ngrisim vetëdijen kulturore, qytetare dhe kombëtare të shqiptarëve në Danimarkë duke u integruar sa më afër në shoqërinë ku jetojnë. Revista aktuale do t’iu shërbejë të gjitha shtresave të bashkatdhetarëve. Në të lexuesi do të gjejë çdo gjë që ndodh në ambientin që na rrethon, që nga historia jonë e lashtë dhe gjer në ditët tona. Në revistën aktuale, rëndësi të veçantë do t’u kushtojmë edhe reklamave, njoftimeve të bashkatdhetarëve që veprimtarinë e tyre e kanë të shtrirë në Skandinavi e në vendlindje. I dashur lexues redaksia e revistës aktuale është e hapur me të gjithë. Prandaj, dhe Ju mund të jeni një bashkëpunëtor në këtë revistë duke shkruar artikuj, letra, pyetje dhe probleme të ndryshme, kritika dhe mendime, në mënyrë që kjo revistë të bëhet sa më interesante për gjithë lexuesit. Revista aktuale në fillim dilte së botuari në mënyrë elektronike dhe e shtypur ne letër. Numri 1 u botua me 1 qershor 2003, numri 2 me 1 tetor 2003, ndërsa numri 3 me 15 dhjetor 2003. Nga kjo datë e deri në botimin e numrit të 4, në mungesë të financave revista aktuale u ndalua së botuari. Nga numri 4 (i cili doli me 1 shkurt 2007), revista del në botim vetëm në mënyrë elektronike / online, dhe tani besojmë me ndihmën e juaj do të jetë jetëgjatë revista e vetme e pavarur shqipe në Danimarkë "aktuale".   Nga numri 65 botuar me datë 1 tetor 2012, Revista AKTUALE ndërroi pamjen, përmbajtjen, logon, dizajnin dhe webfaqen.   Me nderime REDAKSIA aktuale

Dita sot në Kopenhagë

Lindja e diellit në ora 5.49
Perendimi i diellit - ora 20.37
Shkurtimi i ditës për 2 orë e 39 minuta
Hëna e re do të dalë me 30 gusht
Hëna e plotë u bë me 15 gusht

Radio në Aktuale.dk

Ndëgjo Radio në popup Window

Lajme nëpërmjet e-mailit

© Aktuale.dk
design: chati.dk