Lajme

Friday, 19 April 2019 11:21

Zgjedhjet për kryetar në R. e Maqedonisë së Veriut 2019 Featured

Written by
Rate this item
(0 votes)
Të dielën me 21 prill 2019 nga ora 7.00 – 19.00 do të mbahen zgjedhjet për kryetar në R. e Maqedonisë së Veriut, ndërsa nëpër përfaqësitë diplomatike konsullore të RMV do të mbahen të shtunën me 20 prill 2019 nga ora 7.00 – 19.00.

Komisioni Shtetëror Zgjedhor njofton se të drejtë për të votuar në zgjedhjet për kryetar të RMV do të kenë 1.808.131 qytetarë të Maqedonisë së Veriut. Prej tyre 1.726.696 në territorin e Maqedonisë së Veriut dhe 77.597 jashtë vendit. Të drejtën e tyre të votës do të mund ta shfrytëzojnë 1.640 persona në burgje dhe 7 persona të shpërngulur.

Ndërsa, nga përfaqësitë diplomatike konsullore të RMV në gjithë botën, nga 77.597 të drejtën e votës do ta shfrytëzojnë vetëm 1.781 shtetas të Maqedonisë së Veriut që janë rregjistruar në listen zgjedhore të diasporës së RMV për këto zgjedhje.

 

Kandidatët për kryetar shteti të RMV

Në zgjedhjet për kryetar shteti të RMV që do të mbahen me 21 pril 2019 do të garojnë 3 kandidat:

Me numër 1 garon Blerim Reka – kandidat i pavarur (me mbëstetje nga partitë shqiptare Aleanca me Besë)

Me numer 2 garon Gordana Siljanovska Davkova nga partia maqedone VMRO-DMPNE dhe

Me numër 3 garon Stevo Pendarovski nga partia maqedone LSDM

Në këto zgjedhje për kryetar shteti të RMV, është hera e pare që shqiptarët në RMV garojnë me një kandidat të përbashkët z.Blerim Reka në këto zgjedhje.

 

Burim info: KSHZ e RMV www.sec.mk

Nga: Bardhyl Islami

Read 77 times Last modified on Saturday, 20 April 2019 12:54

Dita sot në Kopenhagë

Lindja e diellit në ora 6.01
Perendimi i diellit - ora 20.19
Zgjatja e ditës për 7 orë e 22 minutë
Hëna e re doli me 5 prill
Hëna e plotë do të bëhet me 19 prill

Radio në Aktuale.dk

Ndëgjo Radio në popup Window

Lajme nëpërmjet e-mailit

© Aktuale.dk
design: chati.dk