Lajme

Monday, 03 June 2019 19:06

Zgjedhjet parlamentare në Danimarkë 2019

Written by
Rate this item
(0 votes)
Të mërkurën me 5 qershor 2019 mbahen zgjedhjet parlamentare në Danimarkë. Të drejtë votimi në këto zgjedhje kanë 4.221.475 shtetas danez të regjistruar në listën e votuesve, nga këto 3.405 votues janë votues që jetojnë jashtë Danimarkës.

Në këto zgjedhje do të garojnë 13 parti politike për 179 vende të deputetëve në parlamentin danez. Nga 179 deputet, 175 zgjedhen në Danimarkë, 2 deputet në Ishujt Faroe dhe 2 deputet në Gronlandë.

Temat që dominojnë në këto zgjedhje janë: shëndetësia, vendet e punës dhe ekonomia, shkollimi, klima dhe mjedisi, refugjatët dhe integrimi i të huajve, jeta sociale, drejtësia dhe dënimet, kultura, politika internacionale e Danimarkës dhe shtet bërja.

Votuesit që janë në dyshim për kë të votojnë, mund të bëjnë një KANDIDATTEST online dhe të vërtetohen për kë duhet të përcaktohen.

Fakt shumë interesant: që nga viti 1990, në çdo zgjedhjet parlamentare pjesëmarrja e votuesve a qenë 80-89% votues.

PS. - Të drejtë vote kanë vetëm banorët që kanë nënshtetësi daneze dhe ato nënshtetas danez që jetojnë jashtë shtetit deri në 2 vjet. Pas 2 vjetësh banimi jashtë shtetit, u merret e drejta për të votuar për gjitha zgjedhjet në Danimarkë.

Në Danimarkë ka shumë shqiptarë që kanë shtetësi daneze dhe që kanë të drejtë votimi në zgjedhjet parlamentare 2019. Shpresojmë që të dalin gjithë në votim dhe të shfrytëzojnë të drejtën e votimit.

 

Nga: Bardhyl Islami

 

 

 

 

Read 183 times

Dita sot në Kopenhagë

Lindja e diellit në ora 5.49
Perendimi i diellit - ora 20.37
Shkurtimi i ditës për 2 orë e 39 minuta
Hëna e re do të dalë me 30 gusht
Hëna e plotë u bë me 15 gusht

Radio në Aktuale.dk

Ndëgjo Radio në popup Window

Lajme nëpërmjet e-mailit

© Aktuale.dk
design: chati.dk