Lajme

Thursday, 06 June 2019 19:13

Zgjedhjet 2019 - Fitoi blloku i kuq në Danimarkë

Written by
Rate this item
(0 votes)
Në zgjedhjet e fundit parlamentare në Danimarkë të mbajtura me 5 qershor 2019, fitoi blloku i kuq opozitar. Blloku i kuq përfaqësohet nga partitë e majta, si Socialdemokratët, Enheds lista, partia Popullore Socialiste dhe ndoshta partia Radikale e djathë.

Partia Socialdemokrate ishte partia që fitoi më shumë vota dhe mandate, gjithësej 25,9% ose 48 nga gjithësej 179 mandate në parlamentin danez.

Në këto zgjedhje parlamentare votuan 3.531.720 votues ose 84,6 % nga gjithësej 4.221.475 votues. Një fakt tjetër interesant është se, sivjet ishte pjesëmarrja e madhe e të huajve që kanë shtetësi daneze që votuan në këto zgjedhje.

Edhe pse kanë kaluar shumë ditë që nga 5 qershor 2019, partia fituese Socialdemokrate ende nuk arrin të formojë qeverinë në Danimarkë.

PS. Që nga viti 1990 dhe deri më 2019, në çdo zgjedhjet parlamentare në Danimarkë, pjesëmarrja e votuesve ka qenë 80-89% votues.

Nga: Bardhyl Islami

Read 76 times Last modified on Saturday, 15 June 2019 19:29

Dita sot në Kopenhagë

Lindja e diellit në ora 4.34
Perendimi i diellit - ora 21.53
Shkurtimi i ditës për 0 orë e 9 minuta
Hëna e re doli me 2 korrik
Hëna e plotë do të bëhet me 16 korrik

Radio në Aktuale.dk

Ndëgjo Radio në popup Window

Lajme nëpërmjet e-mailit

© Aktuale.dk
design: chati.dk