Lajme

Thursday, 06 June 2013 21:30

U hap teatri i ri popullor maqedonas

Written by
Rate this item
(0 votes)
Me 31 maj 2013 u hap teatri i ri popullor maqedonas. Objekti nisi te ndertohet ne vitin 2007 dhe u paraqit se do kushtoje afër 6 milione euro, por ne vitin 2011 ndodhi nje zjarr dhe projekti u demtua shume sa qe gjithecka u nis nga e para dhe me nje kosto edhe me te larte.

 

Tani pas gjashtë vitesh ndërtim me ne fund u hap teatri i cili ende nuk eshte teresisht gati dhe supozohet se ka kushtuar nga 35 deri ne 40 milione euro. Objekti eshte bere ne ngjasim te objetit te vjeter te teatrit te rrezuar ne termetin ne Shkup me 1963.


Teatri i ri popullor maqedonas eshte shume luksoz dhe eshte pjese e projektit ”Shkupi 2014” që tenton ti ngjaje nje kryeqyteti te vjeter antik. Teatri ndodhet afër lumit Vardar, ka 7200 m2, ka dy salla, salla e madhe me 724 ulese dhe salla e vogel me 213 ulese, tavani eshte zbukuruar me motive maqedonase antike. Ideja e objektit eshte e arkitektit Jovan Stefanovski Zhan ndersa per ndertimin e objektit kane punuar firma vendor dhe te huaja. Shfaqja e pare ne kete objekt pritet te mbahet ne shtator te ketij viti.

Nga: Bardhyl Islami

Read 1694 times

Dita sot në Kopenhagë

Lindja e diellit në ora 5.49
Perendimi i diellit - ora 20.37
Shkurtimi i ditës për 2 orë e 39 minuta
Hëna e re do të dalë me 30 gusht
Hëna e plotë u bë me 15 gusht

Radio në Aktuale.dk

Ndëgjo Radio në popup Window

Lajme nëpërmjet e-mailit

© Aktuale.dk
design: chati.dk