Lajme

Sunday, 30 September 2012 17:18

Teleferiku nga Shkupi për në Vodno gati - shqiptarët paguajnë dhe flejnë

Written by
Rate this item
(0 votes)
Qeveria e Maqedonisë sivjet nisi ndërtimin e teleferikut nga Shkupi për në Kryqyn Milenium në Vodno. Për këtë projekt qeveria e Maqedonisë - ministria për transport dhe lidhje ka ndarë një buxhet 6,7 milionë euro.

 

 

 

 

Projekti punohet në 2 faza, faza e parë është ndërtimi deri në mes të Vodnos, ndërsa faza e dytë është nga mesi i Vodnos deri te Kryqy Milenium. Gjithë projekti punohet me standardet më evropiane dhe do të jetë teleferiku më ekologjik në Evropë.
 
 

Sipas punëtorëve dhe kryeministrit i cili e viziton shpesh, faza e parë është në përfundim, ndërsa faza e dytë do të jetë gati në vitin 2011- deklaratë me 12.11.2010. Por që nga ajo datë nuk është deklaruar asgjë se deri ku kanë arritur punët. Siduket kryeministri Gruevski këtë projekt pret ta inaugurojë si xhoker, nëse do të ketë zgjedhje të parakohshme ose në vitin e ardhshëm për zgjedhjet lokale në Maqedoni.
 
 

Vlen të theksohet se ky projekt ashtu dhe projekti Shkupi 2014, financohet nga paratë e taksapaguesve të qytetarëve në Maqedoni, ku dihet mirë se shumica e taksapaguesve janë shqiptarë, ndërsa vet projekti nuk ka asnjë shenjë të shqiptarëve, por gjithcka është maqedone dhe histori e ndërtuar e re maqedone.
 
Shihni pamje në foto të këtij projekti gjigant që financon qeveria e Maqedonisë.
 
Së fundi, deshta të them dhe një kritikë të madhe ndaj popullatës shqiptare në maqedoni dhe ndaj politikanëve shqiptarë.
 
Së pari, popullata shqiptare në Maqedoni, a thua është qorru apo sguxon të bëjë asgjë nga truprojat e politikanëve shqiptarë. Ndërsa së dyti, politikanët shqiptarë, e vecanarisht ata që janë në qeveri, projekti u kalon nëpër duar dhe vet e nënshkruajn, ndërsa aspak nuk reagojnë.

Ja disa të dhëna që cdo banorë i Tetovës i dinë. Kodra e Diellit në Tetovë apo sic e quajnë maqedonet Popova Shapka, ka patur teleferik që nga vitet 1970 dhe ka fonksionuar deri në luftën në 2001. Ai ka lidh Tetovën me qendrën turistike për skijim Kodra e Diellit, por gjatë luftës në 2001, janë dëmtuar telat-kabllo për transportin e kabinave. Këto tela-kabllo u ndërruan me 1994-1995 që atëherë kushtuan përafërsisht 100.000 marka gjermane, që dmth, tani mund të kushtojnë nga 100.000 deri 1 milionë euro.
 

Këtë investim nuk e ka bërë qeveria maqedone sepse në Tetovë jetojnë 85% shqiptarë dhe atje nuk duhet të zhvillohet as turizmi as asgjë. Përkundrazi ka investuar në Shkup dhe ka ndërtuar një qendër turistike krejtësisht të re dhe luksoze në Vodno tek Kryqy Milenium dhe me frymë dhe gjithcka maqedone dhe që kushton 6,7 milion euro.
 
Lexues të nderuar vlerësoni vet se cka ndodh në Maqedoni. Askush nuk kërkon llogari se sa ka kushtuar ky projekt dhe sa është harxhuar në këtë projekt.

--------------------------
Nga: Bardhyl Islami

Read 1937 times Last modified on Thursday, 01 November 2012 21:04

Dita sot në Kopenhagë

Lindja e diellit në ora 4.34
Perendimi i diellit - ora 21.53
Shkurtimi i ditës për 0 orë e 9 minuta
Hëna e re doli me 2 korrik
Hëna e plotë do të bëhet me 16 korrik

Radio në Aktuale.dk

Ndëgjo Radio në popup Window

Lajme nëpërmjet e-mailit

© Aktuale.dk
design: chati.dk