Lajme

Tuesday, 19 February 2019 21:20

Takim i Ministrit për Diasporën i R. së Maqedonisë Veriore me diasporën nga Danimarka

Written by
Rate this item
(0 votes)
Ministri për Diasporën i R. së Maqedonisë Veriore z. Edmond Ademi i shoqëruar nga drejtori i Agjencionit për Migracion i R.M.V. z. Nikola Shalvarinov patën një turne në shtetet e Skandinavisë për të prezentuar strategjinë kombëtare për bashkëpunim me diasporën dhe planin e veprimit. Takimet me diasporën i filluan në Oslo me diasporën nga Norvegjia, pastaj vazhduan në Malmo për t’u takuar me diasporën nga Suedia dhe në fund mbaruan takimet me diasporën nga Danimarka.

Takimet me diasporën nga Danimarka, ministri filloi takimin me bashkatdhetarët në klubin Vorca, më pas ministri Ademi mbajti një takim në ambasadën e R.M.V. në Kopenhagë me kryetarët e shoqatave, mediumeve, mësuesit e gjuhës amatare dhe përfaqësues të xhamive. Në këtë takim ishin bashkërisht pjesëtarë nga të gjitha përkatësitë etnike si ato shqiptare, maqedone dhe turke. Së fundmi ministri Ademi ishte i ftuar për një intervistë në radio Antena, radio e vetme lokale në gjuhën shqipe në Danimarkë që emiton emision në valët 90,2 FM.

 

Në këto takime, ministri Ademi theksoi se në periudhën e ardhshme, qeveria e RMV dhe ai si ministër për diasporën, do të mbeten të hapur për bashkëpunim me diasporën brenda interesit të përbashkët. Ai informoi për rëndësinë e strategjisë kombëtare për bashkëpunim me diasporën, një dokument që duhet të formojë bazën e lidhjes institucionale mes RMV dhe diasporës.

 

Në kuadër të strategjisë kombëtare për bashkëpunim me diasporën, ministri Ademi informoi diasporën se qeveria e RMV ka vënë në fuqi ligjin për investime të diasporës në RMV, me çka qeveria përkrah dhe subvencionon investimet e diasporës. Për çdo investim deri më 1.000.000 euro të diasporës në RMV, qeveria e RMV do të subvencionojë me 20% investimet e diasporës, ndërsa investimet e huaja me 10%. Aplikimi për investime të diasporës dhe të huajve në RMV bëhet vetëm në mënyrë elektronike (kliko drejtpërdrejtë këtu / .pdf)

 

Ministri Ademi është shumë i interesuar që të shtojë edhe numrin e mesuesve të gjuhës amatare në diasporë që qeveria i mbështet ekonomikisht. Momentalisht janë vetëm 13 mësues (maqedonas dhe shqiptar) në diasporë që paguhen nga qeveria e RMV.

Qëllimi i fundit për të cilin ministri u zotua se do të fillojë së realizuari, është hapja e Qendrës Kulturore për Diasporën në Danimarkë të financuar nga Ministria për Diasporë e RMV.

 

Në kuadër të vizitës së tij në Danimarkë, ministri Ademi të hënën me 18 shkurt realizoi një takim zyrtar me shefin e sektorit për fqinjësi Europiane në Ministrinë e punëve të jashtme të Danimarkës z. Alan Peg Christensen. Në këtë takim u riafirmuan marrëdhëniet e mira bilaterale mes dy shteteve, mes tjerash z.Alan njoftoi ministrin Ademi se me 1 mars qeveria e Danimarkës do ta paraqesë propozimin për të ratifikuar protokollin për anëtarësimin e RMV në NATO në parlamentin danez.

Vizitën në Danimarkë, ministri Edmond Ademi e mbaroi të martën me 19 shkurt me takimin zyrtar me ministren për Emigrim, Integrim dhe Strehim të Danimarkës znj. Inger Stojberg.

 

Nga: Bardhyl Islami

Read 451 times Last modified on Tuesday, 19 February 2019 21:42

Dita sot në Kopenhagë

Lindja e diellit në ora 5.49
Perendimi i diellit - ora 20.37
Shkurtimi i ditës për 2 orë e 39 minuta
Hëna e re do të dalë me 30 gusht
Hëna e plotë u bë me 15 gusht

Radio në Aktuale.dk

Ndëgjo Radio në popup Window

Lajme nëpërmjet e-mailit

© Aktuale.dk
design: chati.dk