Lajme

Saturday, 07 June 2014 22:39

Sllatina e sfidoi gjithë aparatin shtetëror të Maqedonisë

Written by
Rate this item
(0 votes)
Fshati Sllatinë ndodhet në komunën e Tearcës të rrethit të Tetovës. Para disa muajsh, bashkësia lokale e fshatit të Sllatinës zgjodhi kryesinë e re. Sllatina me kryesinë e re ka filluar një jetë të re që momentalisht ndodhet në fazën e realizimit të projekteve për një zhvillim dhe jetë më të mirë.


Në Sllatinë punohet dhe janë duke u realizuar qëllimet e kryesisë. Si p.sh është pastruar uji dhe tani uji është bërë i pijshëm, është bërë pastrimi i fshatit dhe mirëmbahet ende kjo pastërti, janë mbjellur pisha rreth varrezave dhe lumit, janë vendosur shporta për mbeturina, është bërë pastrimi i fushës, etj.


Sllatina po merr pamje tjetër për një kohë shumë të shkurtër, bëhet fjalë për disa muaj dhe me një buxhet shumë të vogël. Kjo është një sfidë që banorët dhe kryesia e Sllatinës e kanë arritur me vet kontribut dhe vetfinancim, pa asnjë ndihmë dhe mbështetje nga komuna e Tearcës ose nga qeveria e Maqedonisë. Banorët e Sllatinës si dhe çdo banorë tjetër në Maqedoni kanë pritur 24 vjet, që nga pavarësia e Maqedonisë, për një mbështetje nga shteti, për kësisoj projekte për një jetë më të mirë. Ndonjëherë është më mirë që të humbisni duke bërë një punë të mirë, se sa të fitoni duke bërë një punë të keqe.


Si duket banorët e Sllatinës kanë zgjedhur këtë parim njerëzor: “Të gjithë duan të ndihmojnë njëri - tjetrin, duan të jetojnë nga lumturia e njëri – tjetrit, jo nga mjerimi i njëri – tjetrit”.


Në këtë botë ka vend për të gjithë dhe jeta, mund të jetë e lirë dhe e bukur. Shpresoj, me këtë shembull Sllatina do të motivojë komunat dhe aparatin shtetëror në Maqedoni të menaxhojë mirë buxhetin dhe jo të keqpërdore atë. Sllatina është një shembull se me një buxhet të vogël dhe të menaxhuar mirë arrihet një jetë e mirë dhe e lumtur për gjithë banorët.


Nga: Bardhyl Islami
Foto nga: www.facebook.com/fotografi.sllatinate

Read 1354 times Last modified on Saturday, 07 June 2014 22:42

Dita sot në Kopenhagë

Lindja e diellit në ora 6.01
Perendimi i diellit - ora 20.19
Zgjatja e ditës për 7 orë e 22 minutë
Hëna e re doli me 5 prill
Hëna e plotë do të bëhet me 19 prill

Radio në Aktuale.dk

Ndëgjo Radio në popup Window

Lajme nëpërmjet e-mailit

© Aktuale.dk
design: chati.dk