Lajme

Saturday, 11 August 2018 08:24

Shkolla fillore me mirëqenie për të gjithë

Written by
Rate this item
(0 votes)
Pas nxënësve të sukseshëm, fshihen mësues të sukseshëm, por pas mësuesve të sukseshëm fshihet një drejtor i sukseshëm.

Gjatë vizitës në atdhe në pushimet verore, vizitova shkollën fillore Kirili dhe Metodi në Tetovë që ka mirëqenie për të gjithë dhe që është shkolla më e sukseshme në Tetovë, por besoj edhe në gjithë Maqedoninë. Edhe pse nxënësit kanë pushim veror, aty takova drejtorin e shkollës z.Satki Ismaili i cili mbikqyrte punën e punëtorëve që shtronin terrenet e shkollës për tenis.

Shkolla Kirili dhe Metodi ndodhet në lagjen e Vardarit në Tetovë. Kontributi dhe puna e sukseshme e drejtorit Satki Ismaili dhe kolektivit të shkollës ka ndikuar që të rritet edhe nivelin zhvillimor dhe intelektual i lagjes së Vardarit në Tetovë. Vlen të theksohet se kjo lagje, deri para 10 viteve ka qenë lagja e dytë pas lagjes Cetinjës si lagje më e pazhvilluar në Tetovë. Në kohën e tashme, nga kjo shkollë në këtë lagje dalin shumë intelektual dhe zbulohen shumë gjeni të profesioneve të ndryshme.

Sukseset e drejtorit të shkollës z.Satki Ismaili, vërehen te mirëmenaxhimi i buxhetit të shkollës, tek mirëqenia që ua ofron kolektivit dhe nxënësve të shkollës, nga puna e kryer me zell e mësuesve dhe arsimtarëve të shkollës. Por sukseset shihen veçanërisht tek rrezulltatet e mira dhe sukseset e shkëlqyeshme që kanë arritur nxënësit/ nxënëset e shkollës Kirili dhe Metodi në shumë gara në gjithë Maqedoninë.

Nëse i krahasojmë kushtet për zhvillimin e procesit mësimor të shkollës Kirili dhe Metodi me ndonjë shkollë fillore në Danimarkë, ato nuk dallojnë shumë. Do të përmendi disa nga kushtet që e dallojnë dhe e bëjnë këtë shkollë të sukseshme:

Shkolla fillore Kirili dhe Metodi është shkollë EKO (ekologjike), shkolla ka bashkëpunim me këshillin e prindërve, komunën e Tetovës, MASH, BZHA, USAID-in, UNICEF-in dhe biznes sektorin, shkolla ka radio shkollore, dmth çdo lajmërim bëhet nëpërmjet mikrofonit të radios në gjithë shkollën përnjëherë, në pushimet e nxënësve lëshohet muzikë, çdo klasë ka projektor, disa klasa kanë Smart Board (dërrasë digjitale), në hyrje të objektit të shkollës ka një televizor SMART ku bëhet informimi i nxënësve/ prindërve dhe kolektivit për gjitha risitë në shkollë, në zyrën e mësueve, mësuesit/ arsimtarët duhet të lajmërohen kur fillojnë dhe kur mbarojnë ditën e punës në mënyrë digjitale me anë të një kartele, në zyrën e mësuesve ka poashtu televizor/ monitor informues, shkolla ka kabinete për çdo lëndë dhe janë të mirëpajisura me të gjitha kushtet, shkolla ka korin e shkollës për manifestime kulturore dhe kombëtare, shkolla ka edhe klubin shkollor sportiv OLIMP, në oborrin e shkollës ka terrene sportive për futboll/ hendboll/ basketboll, volejboll/ tenis, shkolla ka këndin me lojëra për fëmijë më të vegjël. Ajo që më rra në sy është se: në shkollën Kirili dhe Metodi është e ndaluar që mësuesit të pijnë cigare rreth e rrotull, përveç se në ballkoni e rrethuar dhe të mirëpregaditur. Ky është një gjest i mirë, sepse nxënësit dhe kolektivi nuk tymosen nga mësuesit duhanpirës si dhe nxënësit nuk shohin pirjen e duhanit si një shembull të mirë nga mësuesit e tyre.

Pas pushimit veror shkolla do të pajiset edhe me 20 iPad dhe 2 tavolina digjitale që do të kenë lojëra mësimore për gjitha lëndët shkollore. E vetmja gjë që i mungon kësaj shkolle është salla sportive, gjë për të cilën flitet shumë në vitet e fundit por kjo gjë mvaret nga sektori komunal për arsim dhe ministria e arsimit.

Përveç kujdesit për mirëqenien e nxënësve, drejtori i shkollës Kirili dhe Metodi z.Satki Ismaili kujdeset edhe për mirëqenien e kolektivit të shkollës. Nga disa para që ngelën nga buxheti i vitit të kaluar të shkollës, ai organizoi një shëtitje njëditëshe për gjithë kolektivin e shkollës në Pogradec në Shqipëri. Kjo sjell mirëqenie tek mësuesit/ arsimtarët si dhe i motivon mësuesit/ arsimtarët që të punojnë më shumë por dhe të ndihen si në shtëpinë e tyre. Në bisedë e sipër për sukseset e shkollës, z.Satki Ismaili tha se sukseset arrihen bashkë dhe unë nuk do të isha një drejtor i sukseshmëm pa përkrahjen dhe ndihmën e kolektivit të shkollës

Sektori i arsimit në komunën e Tetovës ose ministria  e arsimit të Maqedonisë është mirë të ndajë një fond honorar për këtë drejtor dhe ky drejtor të mbajë kurse për drejtorët tjerë në Tetovë dhe Maqedoni/ rajon, që të shpërndajë përvojën dhe dijen e tij si një drejtor i sukseshëm që punon për mirëqenien e nxënësve dhe kolektivit të shkollës dhe që kjo mirëqenie ngrit dhe zhvillon një lagje të tërë.

Shpresoj të shtohen kësisoj drejtorësh në gjithë shqiptarinë që pas 20 viteve të shijojmë produktet e gjeneratave të sukseshme me dije me meritë.

Shiko foto galerinë poshtë artikullit.

Nga: Bardhyl Islami

Read 2365 times Last modified on Sunday, 12 August 2018 15:37

Dita sot në Kopenhagë

Lindja e diellit në ora 7.32
Perendimi i diellit - ora 16.14
Shkurtimi i ditës për 8 orë e 45 minuta
Hëna e re doli me 7 nëntor
Hëna e plotë do të bëhet me 23 nëntor

Radio në Aktuale.dk

Ndëgjo Radio në popup Window

Lajme nëpërmjet e-mailit

© Aktuale.dk
design: chati.dk