Lajme

Friday, 26 April 2013 22:25

Sfida e re: Ku do të ulen mësuesit

Written by
Rate this item
(0 votes)
Të premten me 26 prill 2013 qeveria daneze ndërhyri dhe e zgjidhi konfliktin në mes të Këshillit të komunave në Danimarkë dhe Sindikatës së mësuesve në Danimarkë me një marrëveshtje të re pune për mësuesit. Kjo marrëveshtje e quajtur OK13 do të zbatohet nga 1 gusht 2013 deri më 31 mars 2015.

 

 

Marrëveshtja OK13 ndër të tjerat parasheh që mësuesit në të ardhmen 37 orë pune në javë duhet ti punojnë vetëm në lokalet e shkollës. Sfida e parë nga kjo marrëveshtje doli menjëherë sot.

 

Nëse 44.000 mësues kthehen në punë, së bashku me afër 12.000 mësues tjerë që nuk janë përfshirë në këtë konflikt (kanë vendime pune) bëhen afërsisht 56.000 mësues. Këta mësues sipas marrëveshtjes së re nga 1 gusht duhet të pregatiten në shkollë. Ndërsa shkollat, lokalet dhe kushtet në shkollë janë të përshtatura sipas marrëveshjtjeve tjera, dhe nuk parashohin kushtet e marrëveshtjes së re. Me pak fjalë për tu pregatitur gjithë ato mësues njëkohësisht në shkolla, secili duhet ta ketë një tavolinë pune, një kompjuter dhe një orman me materialet e veta për pregatitje. Këto kushte nuk janë momentalisht në asnjë shkollë në Danimarkë, p.sh në shkollën e saporenovuar me 2008 në VesterbroNyeSkole ka vetëm 15 kompjuter në zyrën e mësuesve, ndërsa gjithësej janë 50 mësues në shkollë.

 

Për këtë sfidë janë të një mendimi edhe mësuesit edhe udhëheqësit e shkollave. Do të ketë raste kur mësuesit do të humbin shumë kohë duke pritur njëri tjetrin për tu pregatitur, kohë të cilën do ta kishin përdorur në shtëpi. Kjo është humbje e madhe kohe, shprehen udhëheqësit e shkollave, por shpresojmë që deri në 1 gusht do të ketë një plotësim në këtë marrëveshtje sa i përket kohës dhe vendit të pregatitjes së mësuesve.


Nga: Bardhyl Islami

Read 1639 times Last modified on Friday, 26 April 2013 22:29

Dita sot në Kopenhagë

Lindja e diellit në ora 5.49
Perendimi i diellit - ora 20.37
Shkurtimi i ditës për 2 orë e 39 minuta
Hëna e re do të dalë me 30 gusht
Hëna e plotë u bë me 15 gusht

Radio në Aktuale.dk

Ndëgjo Radio në popup Window

Lajme nëpërmjet e-mailit

© Aktuale.dk
design: chati.dk