Lajme

Monday, 17 April 2017 20:12

PEDIATËRIT NË DANIMARKË PARALAJMËROJNË: NE I BËJMË FËMIJËT TË SËMURË ME STRES Featured

Written by
Rate this item
(0 votes)
Shumë e më shumë fëmijë nga shkollat fillore në Danimarkë janë të sëmurë fizikisht, sepse nuk ndjehen mirë në shkollë. Një pediatër shprehet se deri më tani ka shkruar 150 çertifikata mjekësore që fëmijët mos të ndjekin mësimin sepse janë të lodhur, të plogsht, nuk ndjehen mirë, nuk kanë apetit, kanë dhimbje koke, etj.

 

Pediatri shprehet se ka shkruar dhe shumë recepte për thartirë në stomak për këta fëmijë. Kjo është brengosëse, kur merret parasysh se këto medikamente janë dhënë për fëmijë nga mosha 7 deri më 15 vjecare. Më parë medikamentet për tharrtirë në stomak janë dhënë vetëm për të rritur që kanë shumë stres.

 

Gjithë këtë gjendje me fëmijë të sëmurë nga stresi, prindërit e këtyre fëmijëve e fajësojnë reformën në arsim që u bë në vitin 2014. Me këtë reformë fëmijët në shkollën fillore kanë një ditë të gjatë me mësim në shkollë, me çka fëmijët duhet të mbajnë mësim nga 32 orë deri më 39 orë mësimore në javë.

Nga këshilltarët e arsimit në ministrinë e arsimit të Danimarkës shprehen se mjekët nguten në dhënien e diagnozës së fëmijëve, me çka pengojnë fëmijët në ndjekjen e mësimit dhe alarmojnë gjendjen pa arsye. Ata gjithashtu u shprehen se reforma në arsim nga viti 2014 nuk është perfekte por ato u zotuan se do të duhet të ndërhyhet në reformën e arsimit me përmirësime.

 

Nga: Bardhyl Islami

 

Read 1513 times Last modified on Monday, 17 April 2017 20:15

Dita sot në Kopenhagë

Lindja e diellit në ora 7.32
Perendimi i diellit - ora 18.20
Shkurtimi i ditës për 6 orë e 39 minuta
Hëna e re do të dalë me 19 tetor
Hëna e plotë u bë me 5 tetor

Radio në Aktuale.dk

Ndëgjo Radio në popup Window

Lajme nëpërmjet e-mailit

© Aktuale.dk
design: chati.dk