Lajme

Sunday, 30 September 2012 16:34

Nuset shqiptare ringjallin fshatrat serbe

Written by
Rate this item
(0 votes)
Në fshatin Davidoviq afër Minjerës, këtë pranverë ka patur aheng në shtëpinë e Gjokoviqit. I biri Predrag (27) është martuar me Anila Lodovik-Prendi, shqiptare nga Tirana. Deri tani, në këtë rajon nuk ka patur martesa të tilla. Pas Anilës, me siguri do të ketë ende.

Vetëm ajo ka gjashtë motra, ndërsa në Davidoviq 40 beqarë. Në 63 lagjet e Millanovcit të Epërm, fshat tjetër ky afër Davidoviqit, ka 900 meshkuj të gatshëm për martesë. Predrag Gjokoviq tek ideja për të gjetur grua në Shqipëri, ka ardhur duke lexuar reportazh për meshkujt nga Peshtera të martuar me shqiptare. Ka parë njeriu se vajzat serbe nuk dëshirojnë të martohen për bujq.

Ai thotë se shkuesve për të gjetur vajzë, u ka paguar 2.000 euro dhe se tre herë ka shkuar në Shqipëri me babain e tij - Dragosllavin, deri sa kanë caktuar martesën me familjen e Anilës. Me nusen ai flet me ndihmën e fjalorit, të cilin ia kanë dhënë dhuratë fqinjët Dragan dhe Buco. Por, Anila nuk fsheh se është e lumtur. Ajo thotë se është edukuar të jetë e dëgjueshme dhe ashtu të jetojë, ndërsa për ata thotë se janë nëna dhe reja të mira dhe i pranojnë traditat serbe. Në qendër të Javorit, mbi Varoshin e Ri, erdhi një "autobus i mbushur" me shqiptare... Kush ka gjetur nuse është ditur që nga nata e parë.

Vetëm në rajonin e fshatrave Rashkë, Peshterë, Golijas, Rogozinë, Javor dhe Jadovnik - rreth 150 shqiptare janë martuar me serb dhe deri tani iu kanë lindur më shumë se 100 fëmijë. Deri në vjeshtë priten edhe së paku 50 dasma. Vetëm një martesë ka dështuar - djali është dehur rregullisht dhe nusja ka shkuar tek tjetërkush. Organizata në Beograd "Stara Rashka", falas ndërmjetëson në bartjen e vajzave, por edhe dërgon meshkuj në Shqipëri. Në këtë organizatë thonë se nuk bëhet fjalë për asnjë lloj "tregu martesor", por një punë e mirë dhe humanitare - që të mos na shkretohen fshatrat. Dragana nga Kallugjerica ka shkuar në Neos Marmaros pesë vjet, deri në verën e kaluar, kur edhe ka mbetur atje. Vitin e kaluar nën diellin e Egjeut ajo është dashuruar në grekun Jorgos nga Selaniku. Dasma ka qenë tek ne në komunën e qytetit dhe gjithsesi në Greqi.

Ajo është tepër e kënaqur, pret fëmijë, ndërsa Selaniku është qytet siç dëshirojnë njerëzit. Ka çdo gjë. Këto janë dy gjysma të një tregimi për Serbinë, ku beqarët, posaçërisht në fshat, nuk mund të martohen, mes tjerash për arsye se ëndërr e shumë vajzave është të martohen ndokund nëpër botë. Ndërsa dasmat janë punë "sezonale", pohon Gordana Zoriq, ofiqar në Komunën Stari Grad në Beograd, në të cilën bëhen më shumë martesa në Serbi. (Veçernje Novosti)

---------------------------------------------------------------

Vlen të theksohet se ky fenomen është në ritje edhe në Maqedoni. Vajza shqiptare, kryesisht nga zona e Shkodrës të prekura nga gjakmarrjet, pa asnjë ardhëri në atdheun e tyre, shohin një shkëndijë drite në një tunel të errët të martohen me burra në moshë maqedonas (joshqiptar).

Vetëm në lagjen ku unë kam jetuar, afër gjimnazit në Tetovë, janë martuar 6 maqedonas të moshuar, me vajza të reja shqiptare, të gjitha nga Shkodra.

Read 1775 times Last modified on Thursday, 01 November 2012 21:06

Dita sot në Kopenhagë

Lindja e diellit në ora 4.34
Perendimi i diellit - ora 21.53
Shkurtimi i ditës për 0 orë e 9 minuta
Hëna e re doli me 2 korrik
Hëna e plotë do të bëhet me 16 korrik

Radio në Aktuale.dk

Ndëgjo Radio në popup Window

Lajme nëpërmjet e-mailit

© Aktuale.dk
design: chati.dk