Lajme

Monday, 17 April 2017 17:31

NJË KONFLIKT I MADH, KANOS HORIZONTIN NË DANIMARKË Featured

Written by
Rate this item
(0 votes)
Një konflikt i madh sikur në vitin 1998, mund të ndodh në Danimarkë, njofton kryetari i sindikatës më të madhe të punës 3F në Danimarkë. Afër 40% e anëtarëve të bordit të sindikatës janë shprehur se do të votojnë PËR një marrëveshtje të re të punës, që pritet të votohet me 20 prill dhe të fillojë së zbatuari me 25 prill.

 

Pakënaqësia vjen nga punëtorët e transportit dhe të logjistikës, të cilët janë kundër marrëveshtjes së re të punës që prek këto dy lloje profesionesh.

Me këtë marrëveshtje, punëtorët e këtyre dy profesioneve rrezikohen të punojnë 5 orë më shumë në javë dmth nga 37 orë në javë tani, në 42 orë në të arshmen dhe për të njëjtën rrogë.

 

Nëse ky konflikt bëhet realitet, do ketë shumë konsekvenca për përtitshmërinë e danezëve. Punëtorët e transportit dhe të logjistikës do të mungojnë në punë, me çka edhe artikujt ushqimor nuk do të arrijnë nëpër supermarkete. Gjë që mund të përsëritet kriza e 1998 e cila zgjati 11 ditë, ku kishte mungese të tharrmit të bukës, me çka, kishte dhe mungesë të bukës.

 

Realiteti mund të bëhet edhe më i hidhur nëse edhe trasporti urban do të bllokohet, ku mund të ketë edhe mungesë të derivateve të naftës, në mungesë të transportit.

Se sa do të bëhet konflikti një realitet, do të presim të shohim pas datës 20 prill 2017.

 

Nga: Bardhyl Islami

 

Read 360 times Last modified on Monday, 17 April 2017 17:38

Dita sot në Kopenhagë

Lindja e diellit në ora 7.32
Perendimi i diellit - ora 18.20
Shkurtimi i ditës për 6 orë e 39 minuta
Hëna e re do të dalë me 19 tetor
Hëna e plotë u bë me 5 tetor

Radio në Aktuale.dk

Ndëgjo Radio në popup Window

Lajme nëpërmjet e-mailit

© Aktuale.dk
design: chati.dk