Lajme

Friday, 26 October 2018 14:52

Nga e hëna, vezët daneze marrin shenjë të re për cilësi Featured

Written by
Rate this item
(0 votes)
Nga e hëna, vesët daneze në treg do të marrin shenjë të re për cilësi dhe do të dallohen shumë nga vezët e shtetave të huaja.

 

Organizata daneze tregtare DanskeÆg këtë e bën që të dallohet malli vendor dhe cilësor nga ai i shteteve të huaja në tregun danez. Dallimi i vezëve daneze është parë edhe më herët por nga e hëna cilësia e vezëve daneze do të shihet me shenjën e re.

Vezët nga shtetet e BE kontrollohen një herë në javë për vetëm 5 lloje të salmonelës, ndërsa në Danimarkë vezët kontrollohen një herë në javë për 3.000 llojet e salmonelës. Cilësia e vezëve daneze shihet edhe nga kujdesi për pulat, mënyra e të ushqyerit të pulave, llojlojshmëria e ushqimit të pulave dhe mirëqenien e pulave- njofton drejtori i organizatës DanskeÆg Joergen Nyberg Larsen.

Kuptohet se vezët nga vendet e huaja janë më lirë në tregun danez, por ne i ofrojmë konsumatorit danez shenjën e re që ai të shoh qartë dhe të zgjedh vet cilësinë e vezëve.

 

FAKTE: Domethënia e shenjës së re për vezët daneze

Këtu mund të lexoni se çfarë thotë shenja e re për vezët në të ardhmen:

 

-Flamuri danez: tregon për "origjinën daneze". Veza është daneze dhe prodhohet me kujdes gjatë gjithë procesit të prodhimit.

-Veza: tregon për "sigurinë e ushqimit": vezët daneze janë të sigurta me programin më të rreptë të kontrollit në botë

-Zemra: tregon për "shëndetin": vezët daneze janë të shëndetshme. Ato përmbajnë proteina me cilësi të lartë dhe një shumëllojshmëri të vitaminave dhe mineraleve të rëndësishme.

-Pula: tregon për "mirëqenien e kafshëve": Ka një fokus të madh në mirëqenien e pulave midis fermerëve danezë.

 

Burim info: DanskeÆg

Nga: Bardhyl Islami

Read 84 times Last modified on Friday, 26 October 2018 14:58

Dita sot në Kopenhagë

Lindja e diellit në ora 7.32
Perendimi i diellit - ora 16.14
Shkurtimi i ditës për 8 orë e 45 minuta
Hëna e re doli me 7 nëntor
Hëna e plotë do të bëhet me 23 nëntor

Radio në Aktuale.dk

Ndëgjo Radio në popup Window

Lajme nëpërmjet e-mailit

© Aktuale.dk
design: chati.dk