Lajme

Wednesday, 03 July 2019 22:50

LIX – njësia matëse e vështirësisë së tekstit Featured

Written by
Rate this item
(0 votes)
Në kohën e tashme, njerëzimit i pëlqejnë të lexojë tekste të shkurta dhe me ngjarje shumë interesante ose skandaloze. Por sa përfiton njerëzimi nga këto tekste?


Pedagogu i njohur suedez C.H. Björnson (1916- 1988) zbuloi njësinë matëse për matjen e vështirësisë së një teksti që e quajti LIX.
LIX është shkurtesa për indeksin e lexueshmërisë ose nga suedishtja läsbarhetsindex. Sa më i madh të jetë numri LIX, aq më i vështirë llogaritet të jetë teksti.

Shkalla e vështirësisë së teksteve, matur me LIX:
55-<  -  tekst shumë e vështirë, literaturë akademike, tekste ligjore.
45-54 - tekst i vështirë, p.sh. libra shkencor, vepra shkencore popullore, botime akademike.
35-44 - tekst mesatar, p.sh. gazetat dhe revistat.
25-34 - tekst i lehtë për lexuesit me përvojë, p.sh. literaturë javore dhe fiktive për të rriturit.
<= 24 - tekst i thjeshtë për të gjithë lexuesit, p.sh. Letërsia për fëmijë.

C.H. Björnson e ka bërë dhe formulën se si mund të matësh vështirësinë e një teksti. Sipas pedagogut suedez formula mund të kuptohet si numri i fjalëve në një fjali nga pika në pikë, shtuar së bashku me pjesëtimin e përqindjes së fjalëve të gjata në tekst.


O= numri i fjalëve në tekst
P= numri i pikave në tekst
L= numri i fjalëve të gjata (fjalë më të gjata se 6 shkronja)
LIX= (O : P) + ((L x 100) : O)
Llogarit online se sa LIX ka një tekst që ti e lexon. Kopjo një tekst nga një artikull dhe vendose KËTU.


Pasqyra e vështirësisë së librave që nxënësit do të duhet të lexojnë në shkollat fillore në Danimarkë, matur me LIX.
Klasa 0 – 3 = > - 20 LIX
Klasa 4 = 20 – 25 LIX
Klasa 5 = 25 – 30 LIX
Klasa 6 = 30 – 35 LIX
Klasa 7 – 9 = mbi 35 LIX

Pasqyra e shpejtësisë së leximit në shkollat fillore në Danimarkë, që nxënësi do të duhet të lexojë për 1 minutë:
Klasa 4 = 120 – 150 fjalë në minutë
Klasa 5 = 150 – 170 fjalë në minutë
Klasa 6 = 170 – 200 fjalë në minutë
Klasa 7 = 200 – 225 fjalë në minutë
Klasa 8 = 225 – 250 fjalë në minutë
Klasa 9 = mbi 250 fjalë në minutë
Në klasën e 9, zakonisht nxënësit do të duhet të lexojnë literaturë fiktive me mbi 250 fjalë në minutë.

PS. Ky artikull që ti e lexove tani ka 32 LIX, me 33 fjali, 405 fjalë dhe 79 fjalë të gjata me mbi 6 shkronja.

Nga: Bardhyl Islami

Read 117 times Last modified on Wednesday, 03 July 2019 23:00

Dita sot në Kopenhagë

Lindja e diellit në ora 4.34
Perendimi i diellit - ora 21.53
Shkurtimi i ditës për 0 orë e 9 minuta
Hëna e re doli me 2 korrik
Hëna e plotë do të bëhet me 16 korrik

Radio në Aktuale.dk

Ndëgjo Radio në popup Window

Lajme nëpërmjet e-mailit

© Aktuale.dk
design: chati.dk