Lajme

Tuesday, 04 June 2013 21:58

Lamtumirë minifundeve në komunën e Tetovës

Written by
Rate this item
(0 votes)
Nënpunësit  shtetëror në komunën e Tetovës  duhet t’u japin lamtumiren e fundit  veshjeve dekolte dhe minifundeve, maicave pa krah gjate orarit te punes se tyre. Kryetarja Teuta Arifi  ka miratuar një rregullore e cila ndalon minifundet për femra, xhinset dhe veshjet sportive  për meshkujt.

 

 

Sipas Kodit të mirësjellessjellës, punës dhe veshjeve  të nënpunësve  shtetëror në komunën e Tetovës  në nenin katër të rregullores thuhet ” Nënpunësit shtetëror duhet të vishen në të gjitha rastet formale të punës, ku përjashtohen xhinset, minifundet shumë të shkurtëra ose minifundet jo adekuate, pantollona sportive të shkurtëra, tuata, maica pa krah, material plastik ose pantollona të tejdukshme”. Ndryshe veshja e e një nënpunësi shtetëror në komunën e Tetovës duhet të jetë serioze që të dallohet nënpunësi nga qytetari. Vendimi për kodin e mirësjellës dhe veshjes ka hyrë në fuqi që nga java e kaluar.

 

Burim info: TetovaSot/23/05/2013

Read 1782 times Last modified on Tuesday, 04 June 2013 21:59

Dita sot në Kopenhagë

Lindja e diellit në ora 5.49
Perendimi i diellit - ora 20.37
Shkurtimi i ditës për 2 orë e 39 minuta
Hëna e re do të dalë me 30 gusht
Hëna e plotë u bë me 15 gusht

Radio në Aktuale.dk

Ndëgjo Radio në popup Window

Lajme nëpërmjet e-mailit

© Aktuale.dk
design: chati.dk