Lajme

Saturday, 30 June 2018 21:38

Lajm i mirë për diasporën Featured

Written by
Rate this item
(0 votes)
Më së voni, nga 1 nëntori 2018 do të vazhdojë përsëri financimi për fluturime të subvencionuara nga qeveria e Maqedonise Veriore me wizzair/ kompanitë tjera që plotësojnë kriteret, që dmth do të vazhdojnë biletat e lira nga disa qytete te Europës për në Maqedoninë Veriore deri më 2021.


Fluturime të subvencionuara do të ketë edhe në tre vitet e ardhshme. Qeveria, megjithëse një vit më parë si opozitë akuzonte për konkurrencë të padrejtë në biznesin ajror, deri në vitin 2021, kompania ajrore që do të fitojë tenderin do të marr 5 milionë euro ndihmë shtetërore. Shpallja është e vlefshme për të gjitha linjat ajrore vendase dhe të huaja që plotësojnë kriteret.
Më së voni deri në fillim të dhjetorit 2018 të themelojë bazë, për të paktën një avion në aeroportin ndërkombëtar të Shkupit, për periudhën për të cilën jepet ndihma financiare. Jo më vonë se më 1 nëntor 2018, të fillojë të operojë në dy destinacione të reja nga aeroporti i Shkupit dhe të fillojë të operojë në së paku katër destinacione të reja nga aeroporti i “Shën Apostull Palit” në Ohër –  tha ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski.
Sipas marrëveshjes, me çdo destinacion të ri, që do ta aplikojë kompania me buxhet të ulët do të marrë 40 mijë euro ndihmë shtetërore. Për çdo pasagjer të transportuar nga Shkupi, kompania ajrore për vitin e parë do të marrë nga nëntë, ndërsa për të dytin tetë dhe për vitin e tretë shtatë euro për pasagjer. Subvencionet nga aeroportit i Ohrit janë më të larta dhe arrijnë në 13 euro për vitin e parë, 12 për të dytin dhe 11 euro për vitin e tretë të kontratës. Kompania ajrore me buxhet të ulët do ta përdorë aeroportin e Shkupit deri kur vendi t’i bashkohet Bashkimit Evropian. Pastaj, si një alternativë, do të jetë aeroporti i Ohrit.
I gjithë qëllimi i kësaj thirrjeje publike është që trafiku të devijohet drejt Aeroportit të Ohrit dhe për një periudhë të caktuar ai të jetë aeroporti për kompanitë me buxhet të ulët – Svetllana Gligorovska.
PS. Në gjashtë vitet e fundit është subvencionuar aviokompania “Wizz Air” nga shteti me rreth 10 milionë euro.
Nga: Bardhyl Islami
Burim info: AlsatM

Read 459 times

Dita sot në Kopenhagë

Lindja e diellit në ora 7.32
Perendimi i diellit - ora 16.14
Shkurtimi i ditës për 8 orë e 45 minuta
Hëna e re doli me 7 nëntor
Hëna e plotë do të bëhet me 23 nëntor

Radio në Aktuale.dk

Ndëgjo Radio në popup Window

Lajme nëpërmjet e-mailit

© Aktuale.dk
design: chati.dk