Lajme

Sunday, 29 September 2019 18:02

Kopenhaga u pasurua edhe me 17 METRO stacione të reja - CITYRINGEN2019 Featured

Written by
Rate this item
(0 votes)
Të dielën me 29 shtator 2019, në Kopenhagë u lëshuan në përdorim edhe 17 stacione të reja të metro’së, në fakt nga kjo datë Kopenhaga ka gjithësej 37 metro stacione. Kjo linjë e re e metro’së quhet CITYRINGEN dhe me 15,5 km tunelet e saj nën tokë do të lidhë gjysmën tjetër të qendrës së qytetit të Kopenhagës.

Linja e re e metro’së u fillua të ndërtohet me 2011 dhe zgjati plot 8 vjet punë dhe ka kushtuar 24,8 miliardë korona daneze ose afërsisht 3 miliardë e 306 milionë euro. Shpejtësia maksimale e metro’së në linjën e re CITYRINGEN mund të arrijë deri më 95km/h, ndërsa ajo mesatare do të jetë 40 km/h duke llogaritur dhe ndalimet e metro’së në stacione, hapjen/mbylljen e dyerve dhe zbritjen/ hipjen e pasagjerëve.

Nga stacioni kryesor në qendër të qytetit të Kopenhagës deri te stacioni i fundit i 17’ti në një drejtim shkon 12 minuta, d.m.th. 24 minuta shkon gjithë udhëtimi shkuarje- ardhje në linjën e re CITYRINGEN

Sipas burimeve të shoqatës së Metro’së, me metro udhëtojnë afër 180.000 pasagjerë në ditë ose afërsisht 65 milionë pasagjerë në vit, ndërsa që nga viti 2002 kur u hap linja e parë e metro'së e deri më sot, kanë udhëtuar afër gjys miliardë pasagjerë. Me lëshimin në punë të linjës së re, pritet që numri i pasagjerëve të metro’së të dyfishohet në 122 milionë në vit në vitin 2020. Vlen të theksohet, se gjatë punimeve në hapjen e tuneleve nëntokësore të metro’së, rëndësi shumë e madhe i është dhënë sigurisë së punëtorëve dhe sigurisë së pasagjerëve, kështu që para lëshimit në përdorim, linja e re e metro’së është testuar 26.000 herë.

17 Metro stacionet e reja janë të dizajnuara nga arkitekti danez Jan Gehl. Ai është 83 vjeçar dhe është arkitekt shumë i njohur në botë i njohur si “çelësi i qyteteve” sepse është “njeriu që dëshiron të bëjë vend për njeriu”. Ai çmohet shumë si arkitekt i urbanizmit dhe arkitekt i objekteve të banimit dhe dizajnimin e tyre të brendshëm. Inspirimin për këto 17 metro stacione, Jan Gehl e ka marr nga gjithë vendet e botës.

Udhëtimin e parë me linjën e re të metro’së e bëri mbretëresha e Danimarkës znj. Margethe, ndërsa nga ora 17 deri në orën 24 në ditën e lëshimit në përdorim me 29 shtator, udhëtimi ishte falas për gjithë.

Historia e METRO'së në Kopenhagë

 - Linja e parë e Metro'së në Kopenhagë me 20 metro stacione filloi të ndërtohet nga viti 1999 dhe u përurua në vitin 2002.

 - Linja e dytë e Metro'së në Kopenhagë -CITYRINGEN me 17 metro stacione filloi të ndërtohet në vitin 2011 dhe u përuruar në vitin 2019.

PS.Informatë për turistët: biletën që e blen për të udhëtuar me metro, mund ta shfrytëzosh në të gjitha mjetet e transportit urban në Kopenhagë në atë kohe për sa e ke paguar, d.m.th. të njëjtën biletë mund ta përdorësh edhe në BUS, tren dhe metro. P.sh. një biletë për udhëtime të shkurta në 2 zonat e qytetit kushton 24 korona daneze dhe bileta vlen 1 orë.

Nga: Bardhyl Islami

 

 

Read 82 times Last modified on Sunday, 29 September 2019 18:42

Dita sot në Kopenhagë

Lindja e diellit në ora 7.21
Perendimi i diellit - ora 18.34
Shkurtimi i ditës për 6 orë e 15 minuta
Hëna e re doli me 28 shtator
Hëna e plotë do të bëhet me 13 tetor

Radio në Aktuale.dk

Ndëgjo Radio në popup Window

Lajme nëpërmjet e-mailit

© Aktuale.dk
design: chati.dk