Lajme

Wednesday, 25 June 2014 22:08

Kalaja e Tetovës nëpër shekuj

Written by
Rate this item
(0 votes)
Pa përfunduar gërmimet, Kalaja e Tetovës restaurohet pa asnjë kriter profesional shkencor me qëllim që të zhduken gjurmët e lashtësisë.Murimi-restaurimi bëhet me gurë të ndryshëm. Një popull që nuk e njeh të kalturën e kulturës së vet ai të ardhmen e ka të zbehtë. Edhe shqiptarët që jetojnë në Maqedoni, si pasardhës  të ilirëve, trashëguan gjuhën e kulturën materiale e shpirtërore. Në sajë  të kërkimeve shumëvjeçare të bëra nga arkeologët, karakteri dhe zhvillimi kulturor  i krahinës së Pollogut,për fat të keq, nuk njihet ende në masën e duhur[1].

 

Historiku i fortifikimeve

Fillimet e veprimtarisë fortifikuese lidhen me shekullin IV.Këto fortifikime të para kapin fillimisht pikat kyçe. Me thellimin nga njëra anë të kontradiktave të brendshme të shoqërisë skllavopronare dhe nga ana tjetër me shtimin e rrezikut të sulmeve  barbare dhe në brendësi të territorit  të Perandorisë Bizantine, shtohet ndërtimi  i  kalave të reja si dhe rindërtimi i atyre të trashëguara nga periudha paraardhëse.Kjo veprimtari ndërtuese është më e dendur në kohën   e sundimit të perandorëve ilir Anastasi I(491-518) me origjinë nga Durrësi dhe Justinianit (526-567),me ndërtimet e të cilit krijohet një sistem i tërë mbrojtjeje në përputhje me kërkesat e artit ushtarak të kohës.[2]

Për ndërtimet e Justinianit, na bën të ditur historiografi i tij Prokopi i  Cesaresë,që në veprën mbi ndërtimet jep se në Epirin e Ri u rindërtuan dhe u ndërtuan 58 foritfikime,ndërsa 36 të tjera në Epirin e Vjetër. Deri më sot numri i ndërtimeve mbrojtëse të njohura nga kjo kohë i kalon të 100-tat.

Dihet se në trojet  e gjëra të ilirisë,popullata Ilire ka ndërtuar fortesa,kulla kështjella e kalaja dhe vende tjera për banim.Por,me  pushtimin e perandorisë romake ndaj ilirëve,romakët menjëherë filluan të ndërtojnë kalaja dhe vendbanime  mbi kalajat ilire.Më vonë në mesjetë me pushtimin e turqve ndaj shqiptarëve , turqit riparuan,restauruan ose mbi ata objekte ndërtuan kalaja të reja. Me  ardhjen e perandorisë osmane këto vende i pushtuan sllavët dhe menjëherë filluan t’ua humbin gjurmët këtyre objekteve për t’a mohuar identitetin e popullit vendas.[3]

Në studimin e saj  Hëna Spahiu,arkeologe, thotë: se muret fortifikuese të kohës antike të vonë nuk ndryshojnë midis tyre për  sa i përket teknikës së ndërtimit.Ato janë ngritur me gurë të thyer gëlqerorë me trajta të parregullta: edhe në  vendosje njëra mbi tjetrin nuk ruajnë vija të rregullta horizontale. Janë lidhur në mes tyre me llaç gëlqeror të përzier me rërë lumi, në më të shumtën e rasteve të pasitur e me guraleca. Në disa raste në mbushjen e fugaturave janë përdorur edhe fragmente tullash e tjegullash helenistike dhe të shekujve të parë të erës sonë[4].

Edhe Koço Zheku, arkeolog ,në studimin e tij thotë se lidhur me fazën e dytë , ndërtimi   i fortifikimeve ilire mund të thuhet  me siguri se i takon periudhës së hershme të hekurit  dhe, shprehur më saktë, kohës pas shekullit IX,kur hekuri futet gjërësisht në përdorim në vendin tonë.[5]

Në të mirë të këtij mendimi flasin edhe ekspeditat e bëra të  arkeologut Aleksandër Meksi , ku vërren se:Mjaft nga kalajat ishin vendosur përgjatë  rrugëve kryesore, si ajo Egnatia me degët për në jug-Apoloni e nëpër Vjosë e Drinos, lidheshin me Greqinë , ashtu edhe rruga nëpër bregdet nga Shkodra deri në Butrint.Kështjellat shërbenin dhe për rrugët e tjera që lidhnin qendrat kryesore me brendësinë e vendit ashtu edhe këto zona të fundit me njëra-tjetrën.

Kalajat më të mëdhaja kanë jo vetëm funksione ushtarake por edhe ekonomike. Në to   gërmimet kanë dhënë gjetje të shumta, të cilat tregojnë qartë për zhvillimin e një jete ekonomike  në to.

Në kala krahas garnizonit kanë banuar edhe familjet e tyre dhe se pranë saj   ka qëndruar kisha paleokristiane. (shek.V)[6]

Studiuesit shqiptarë të mbështetur në gjurmimet dhe gërmimet  e bëra në qytete dhe vendbanime të fortifikuara ilire kanë aritur një zërit në përufndim se muret rrethuese të këtyre qyteteve janë ndërtuar nga mjeshtra ilirë.Me  emërtimin”teknikë ndërtimi” në vazhdim thuhet se ne kemi parasysh  konceptet themelore,konstruktivë e arkitektonikës të përfaqësuar në muret e rrethimit të qyteteve ilire.Kalajat mesjetare nuk kanë mure rrethuese,përpos vetëm një murë,ndërsa kalajat antike kanë 1,2 deri në 3 murre rrethuese që të mbrohen më mirë nga  sulmi i arkmikut.Gjithashtu këtu pëfshihen materialet e ndërtimit, mënyra  e vendosjes së tyre në muraturë, lidhjet e ndryshmet të materialeve dhe vetë strukturës së mureve,ndërtimi i themeleve, e tjerë.[7]

Në saje të kërkimeve shumëvjeçare  të bëra nga,dr.prof.Skender Anamali,arkeolog, thotë se pjesa më e madhe  e qendërbanimeve të fortifikuara ilire ngrihej mbi maja kodrash relativisht të larta, në krahina pjellore pranë fushave e pllajeve të gjëra,në luginat e lumejve dhe pranë rrugëve  më të rrahura të komunikacionit[8].

Duke u ndaluar sipas epokave kryesore,vlen të theksojmë se akademiku dr.prof.Muzafer Korkuti, arkeolog,shkruan për periudhën e hekurit I, me rëndësi  është edhe ngritja e vendbanimeve të fortifikuara me mure me gurë të papunuar e me lidhje të thatë.   Për Shqipërinë juglindore tipik është vendbanimi i Trenit, kurse në rethinat e Ohrit kalaja e Trebenishtit[9].


Kalaja e Tetovës, Balltepe,në literaturë  njihet edhe me emrin Kalaja e Hisarit.Analogji të drejpërdrejtë me disa shembuj të fortesave të larpërmendura është edhe fortesa e Tetovës.

Kalaja e Tetovës, është një vend i rrethuar me   mure. Ka  murin e Kalasë dhe murin rrethues të larta e të trasha. Zakonish këto fortifikime janë ndërtuar  për t’a mbrojtur  popullatën dhe ushtrinë  për një kohë të gjatë.Ajo është e vendosur në kodrinën e lartë të luginës së qytetit. Themeluesit e saj     e kanë pa pozitën e jashtëzakonshme strategjike të kësaj pike, pasi prej aty mund  të kontrollohet një pjesë e madhe e luginës dhe Pollogu.

Forma e Kalasë së Tetovës i përshtatet terrenit të kodrës.Vend i mbrojtur mirë me pozicion të pakapërcyeshëm.Ky fortifikim  rrethohet me mure që janë karakteristike .

Muret e kalasë së Tetovës janë gurë të papërpunuara  të gdhendura me çekiç dhe gurë biguri.

Muret kanë dy faqe, ndër të cilat e jashtmja është ndërtuar më me kujdes, duke përdorur zakonisht gurët më të mëdhenjë dhe më të mirë.

Boshllëku midis dy faqeve të murit rrethues këtu është mbushur,jo me gurë  të thyer,çakëll por me shtresa të plota,blloqe katërkëndëshe, të punuara mirë nga të gjitha anët, që është një  karakteristikë e  përbashkët me muret ilire . Me këtë rast kemi të bëjmë me një mur monolit,ku të dy faqet e tij lidhen midis tyre me blloqe transversale që këmbehen.

Trashësia e mureve luhatet nga 3.10 m.deri në 3.50 m.Lartësia e tyre e ruajtur deri në ditët tona arrin zakonisht nga l-5 m.

Kalaja e Tetovës,  gjendet mbi pjesën veriperëndimore të qytetit të Tetovës, në lartësinë mbidetare 803 m. paraqet rrafshlartë 250-220 m. zen sipërfaqe prej 108.000  m2. Nga veriu lidhet me masën malore  të malit Sharr,shtrihet në sinurin e fshatit Llacë.Nga lindja në greminë hapet një pamje e gjërë nga ana veriore e Pollogut.

Nga ana jugore dhe jugperëndimore  ,veçanërisht pjesa e pjerët lëshohet kah bregu i lumit Shkumbin.Në të cilën luginë shkonte lartë dhe të çonte- rruga e vjetër nga Pollogu për në Prizren  dhe vazhdonte  nëpër  Dri deri në detin Adriatik. Kjo rrugë ka qenë kontrolluar nga disa kalaja  pozicionale strategjike[10].

Nga të dhënat e regjistrimeve  turke thuhet se kjo Kala është rindërtuar në vitin 1795 dhe ka vazhduar me punë Abdurahman Pasha deri  në vitin 1843. Me largimin e Abdurahman Pashës nga Tetova për në Stamboll, qytetarë të pandërgjegjshëm   rrëzuan një pjesë të saj duke i grabitur eksponatet e rralla të cilat gjendeshin  atje.Gjithashtu është për t’u theksuar se me gurët e latuar të Kalasë së Tetovës, janë vjedhur dhe me ta në vitin 1939 është  ndërtuar kisha “Kirili dhe Metodi” në Tetovë.

Cepenkov, e përcakton jo vetëm si fortesë e mesjetës por edhe si lokalitet antik.Brenda në kala ka  ekzistuar  kisha të cilën sejcili punëtorë që ka tentuar ta rëzoje ka ndru jetë[11]. Kalaja  është e forcuar me tri pirgje në formë të pacaktuar.Ka një platformë të rrumbullakët. Nga teknika e mureve  nuk mund të jepet një mendim i  prerë mbi kohën e ndërtimit,por me sa duke do të jetë e kohës paraturke.  Platforma e pirgjeve ka qenë  shtruar me plloça të ngitura me një shtresë harasani,d.m.th.gëlqerje të përzier me pluhur tjegulla, teknikë kjo e  përdorur për të forcuar edhe më tepër pirgjet[12].

Është për të ardhur keq,që ne kemi  të dhëna mjaft të zbehta për Kalanë e Tetovës.Nga të dhënat e A. I.Selivçev,akademik rus  që  shkruan të nisur nga motivet nacionailste e shoviniste, duke shtrembëruar të vërtetën  që në vitin 1914 ndërmori  një ekspeditë gjatë verës së atij viti për gati 3 muaj dhe pikërisht në Tetovë.

Ai  shkruan se aty kah fundi i shekulli XIX kanë qenë të ruajtura këto pjesë të Kalasë:

“Muri i madh rrethues  me gurë masiv  biguri i  gjërë  3-4 m. Për botën e jashtme Kalaja ka qenë  e mbyllur me dy porta të mëdhaja. Njëra portë nga ana jug-perëndimore e mbrojtur   me kulla e burgje nëntoksore.Kurse porta tjetër në anën veri-lindore ku në afërsi  gjendet kuzhina e madhe me  diametër të madh . Në kuzhinë ka  një  trepezari të madhe ku janë shërbyer disa qindra njerëz. Nën fortesën ka të ndërtuara tre tunele nëntoksore,të cilat kanë  dalje nga tre anët e Kalasë, njëra për në Tetovë,tjetra për në Hisar  kurse e treta drejt në fshatin Llacë . Në oborrin e Kalasë ka një çezme –fontanë dhe banjo.Po në oborr janë dy konakët e Abdurrahman Pashës .Kisha e Shën Thanasit,  është  në brendi të Kalasë e quajtur si Shën Thanasi i Dimrit, ku kremtonte 18 Janarin. Banorët përreth sjellin   kurban për flijim.

Gërmadhat antike,për të cilat bëhet fjalë , shquhen  më mirë në anën perëndimore të malit. Ato janë ndërtuar me gurë paralelopipedë, të lidhur në mes tyre  pa llaç[13].

Për vetë faktin se kjo Kala është mjaft e lashtë dëshmon ajo se

aty janë  gjetur eksponate të ndryshme,do t’a veçojmë  pllakën e varrit e thyer.Në gjysmën e pllakës   epigrafi i  shkruar me shkronja greke:këtë e ngriti gjyshja për mbesën e saj dyvjeçare që ndëroi jetë në moshën e hershme. (Shekulli II-III  e.s.)[14] Foto.1

Pllaka e varrit e gjetur në Kalanë e Tetovës, gjendet në Muzeun  e Tetovës me dimenzione 1,12 x 0,55x0,2.2[15].
 

 Burime të shkruara që nga antikiteti

Studiuesit e periudhave të ndryshme Tetovën, e lokalizojnë në këto  vende: Në Kalanë e Tetovës, Hisar- Teqja e Shipkovicës dhe Leshkë.

Oaeneumi mund të identifikohet me Tetovën së pari, fakti që nëpër te ka kaluar rruga për te Labeatët (transitus ea est in Labeates),nëpër të cilin kanë shkuar përfaqësuesit e Perseut për te Genci, mbreti i ilirëve.Dihet se Perseu në vitin 169 p.e.s. përsëri i pushtoi Uskanën,pastaj Draudakun dhe në fund arriti në Oaenea, ku lexojmë :

Oaenea, ky qytet që s’mund të merrej pa një rrethim të regullt,mbasi roja e tij ishte diçka më e fortë se e qyteteve të tjera dhe muret e tij ishin shumë të forta;mbrohej nga njëra anë prej lumit Artat dhe në anën tjetër prej një mali shumë të lartë, i cili mezi kalohej dhe kjo ua shtonte shpresat banorëve për një qëndresë kundër armikut. Perseu,pasi e rrethoi qytetin  me hendek e ledhe, urdhëroi të ngrihej nga ana e  sipërme një çukë dheu, me një lartësi më të madhe nga ajo e mureve.Gjatë këtij punimi, të rrethuarit dilnin me sulme të shpeshta nga qyteti, me qëllim që të mbronin muret e njëkohësisht të pengonin punimet e armiktu:por në këto përpjekje,humbi një numër i madh prej tyre; edhe ata që mbetën gjallë, s’ishin më të vlefshëm se ishin dobësuar shumë duke u munduar ditë e natë dhe nga plagët që kishin marrë. Kur u ngrit çuka afër murit kohorta mbretërore me emrin Nikatores (Fitimtarët) u hodh më atë anë dhe me shkallë e sulmonin qytetin  nga shumë anë. Gjithë burrat u vranë;gratë e fëmijët e tyre u zunë rob, të tjerat iu lanë ushtrisë për plaçkë.[16]

Për një mendim të këtillë na jep mbështetje edhe Skënder Anamali se në kohën e vonë  antike , Kosova përfshihej në provincën e Dardanisë,ku ndodheshin qytete të rëndësishme  si Naisi,Ulpiana,Shkupi, Krahinat e Tetovës, Gostivarit, Kërçovës dhe të Strugës e Ohrit i takonin provinës së Epirit të Ri.Prokopi i Cezaresë,një autor i shekullit VI,në veprën e tij  Mbi ndërtimet ,shkruan se perandori bizantin Justinian me prejardhje ilire, vetëm në Dardani,ndërtoi 8 kështjella dhe rindërtoi 61 të tjera.[17]Emil Çershov ,një ndër arkeologët e parë që ka bërë kërkime arkeologjike në Kosovë, ka numëruar rreth 100 qytete të tilla. Në gjurmimet e tij ka vërejtur se ato lidhen drejpërdrejtë me dardanët dhe se disa prej tyre  , të vendosura pranë qendrave xeherore,mbijetuan nga lashtësia, jo vetëm në kohën e vonë antike por edhe në mesjetë, gjithmonë të banuara nga popullata vendase.[18]

Është për t’u përmendur studimi Kalaja e Tetovës,  fortifikatë e njohur strategjike, që filloi të ndërtohet në kodrën Ball – Tepe  në vitin 1796 , mbi mbeturinat e një kështjelle të vjetër ilire.[19]

Populli që krijon  është njëkohësisht  dhe ai që shijon dhe i mbron  krijimet e tij. Ai nuk mund të jetë indiferent, ai karakerizohet nga  një përkujdesje plot pasion,nga një dashuri e pafund, ndaj veprave të artit në shekuj dhe u del zot atyre.

Në këtë shekull për fat të keq  qëllimisht Pasko Kuzmani me bashkëpunëtorët e tij  shkatron edhe  Kalanë e Tetovës, duke e zhdukur pamjen e bukur të Kalasë,  humb dukuritë kulturore që u kanë qëndruar dallgëve shkatëruese të shekujve.Sot, pa përfunduar gërmimet,Kalaja e Tetovës   restaurohet pa asnjë kriter profesional shkencor me qëllim që të zhduken gjurmët e lashtësisë.

Kërkimet e ardhme në këtë fushë do të hedhin dritë të re  nga e kaluara ndër shekuj në zhvillimin etknokulturor të popullit tonë.

Duke marrë parasysh se  kjo pikë nuk ka rënë në sy të studionjësve që kanë bërë kërkime në fortifikimet  e ndryshme dëshirojmë që ky njoftim të shërbejë për nxitjen në të ardhmen të kërkimeve më sistematike në këtë pellg.            

9.05.2014, Tetovë

Shkruan: Hafezat Osmani dhe Edibe Selimi-Osmani

---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

 L i t e r a t u r a     e     s h f l e t u a r

1.Apollon Baçe,Kështjella dhe monumente të tjera Monumentete 1/1983,f.125-132.
2.Hëna Spahiu Iliria  Tiranë 77-78 f.348.
3.Koço Zheku,Tilopogjika  e fortifikimeve ilire paraurbane,Iliria 1977-78 f.118.
4. Koço Zheku,Tenika e materialet e ndërimit në muret rrethuese të qyteteve ilire të njohura në vendin tonë Munument 19 1980,Tiranë.
5.Skender Anamali,Arkeologjia dhe bujqësia,Tiranë 1980, f.34)
6.Ilirët dhe Maqedonia në periudhën pre-protohistorike M.Korkuti  Shqiptarët e Maqedonisë,Shkup,f.19-23.
7.Zef Mirdita Studime Dardane, Rreth çështjes së ubikacionit dhe të identifikimit të disa aglomeracioneve dardane në kohën pararomake f.93-1007
8.Ilirët dhe Iliria te autorët antikë,Rilindja1979,faq.125.
9. Nada Proeva  ,Studi 1997,f.133,Shkup. Foto:N.Poeva 1989.
10.Makedonsko nasledstvo (Macedonian Heritage Sapisanie za arheologija,istorija,istorija na umetnost i etnologija )-The journal for archaeology,history hjistor y of art and etnology godina V,broj 14,2000 Shkup.
11. Tomo Tomoski,  Makedonija niz vekovite,gradovi,tvrdini,komunikacii, matica makedonska Shkup,1999


[1] Dr.Muzafer Korkuti,Ilirët dhe Maqedonia në periudhën pre-e protohistorike Shqiptarët e Maqedonisë,f.11
[2] Apollon Baçe,Fortifikimet e antikitetit të vonë në vendin tonë  Monumentet 11,1976,f.45-68
[3] Aleksandër Meksi kArkitektura mesjetare në Shqipëri,Fortifikimet, f.11.
[4] Hëna Spahiu Iliria 77-78 f.348.
[5] Koço Zheku,Tilopogjika  e fortifikimeve ilire paraurbane,Iliria 1977-78 f.118.
[6] A. Meksi,po aty f.15
[7] Gj.Karaiska  Sistemi i fortifikimit përreth në kohën e vonë antike, Monumentet 9,1975,f.5-53
[8] Skender Anamali,Arkeologjia dhe bujqësia,Tiranë 1980, f.34.
[9] Ilirët dhe Maqedonia në periudhën pre-protohistorike, M.Korkuti,  Shqiptarët e Maqedonisë,Shkup,faq.19.
[10] N.M.Muzej na tetovskiot kraj-Tetovo,Elaborat za arheolosko-konzervatorski istažuvanja na lokalitetot kale-Hisar Baltepe-Tetovo,13-18.
[11] Marko K.Cepenkov , lib.7 Predanija,Shkup 1972,f.133
[12] Tomo Tomoski  Makedonija niz vekovite,gradovi,tvrdini,komunikacii, Matica makedonska godina V,broj 14,2000 Shkup,1999 f.47.
[13] A.M.Selišçev,Polog,Sofija,,f.12,52,119-.124
[14]  Nada Proeva  ,Studi 1997,f.133,Shkup. Foto:N.Poeva 1989.
[15] Gavrovski Darko  Tetovski drevnosti Polog od p[raistorija do  vek…f.143
[16]Ilirët dhe Iliria te autorët antikë,Rilindja1979,faq.125.
[17] Skender Anamali Kosova dhe trevat etnike ne hapësirat e ish-jugosllavisë në mesjetën e hershmeStudime Albanologjike I,Shkup 2009,f.8
[18] E.||erskov, Rimljani na Kosovu i Metohiju,Beograd, 2969,f.32
[19] Prof.Dr.Ali Vishko Pashallëku i Tetovës, Pollogu nëpër shekuj ,Tetovë,1994,f.21.

Read 1660 times Last modified on Friday, 04 July 2014 19:28

Dita sot në Kopenhagë

Lindja e diellit në ora 6.01
Perendimi i diellit - ora 20.19
Zgjatja e ditës për 7 orë e 22 minutë
Hëna e re doli me 5 prill
Hëna e plotë do të bëhet me 19 prill

Radio në Aktuale.dk

Ndëgjo Radio në popup Window

Lajme nëpërmjet e-mailit

© Aktuale.dk
design: chati.dk